SHBA, BE dhe OSBE me ekspert për numërimin e shqiptarëve në Luginë (Video)
Lokale

SHBA, BE dhe OSBE me ekspert për numërimin e shqiptarëve në Luginë (Video)

21.May.2015 21:04
0
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) do të jenë pjesë e komisionit që do të themelohet për numërimin e popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, pas takimit që ka pasur me liderët shqiptarë të Luginës, ka deklaruar se tre tema ishin kryesore gjatë bisedimeve, subvencionimi i ndërmarrjeve, vlerësimi i numrit të popullsisë dhe vazhdimin e bisedimeve mes liderëve shqiptar dhe Qeverisë në Beograd.

“Sot kemi pasur një takim me kryetarët e komunave me biseda konkrete, para së gjithash kemi rënë dakord mbi tekstin e konkursit që do t’i drejtohet Qeverisë dhe ka të bëjë me subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe bujqve”, është shprehur Stankoviq në konferencën për shtyp, raporton Titulli.com.

Veç kësaj, kryetari i Trupit Koordinues ka nënvizuar se është biseduar edhe për vlerësimin e numrin të shqiptarëve në këtë rajon.

“Është me rëndësi të dihet se sa banorë jetojnë meqë kemi vlerësime të ndryshme të numrit të banorëve që jetojnë dhe punojnë në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Pas vizitës së nënkryetares së qeverisë Kori Udoviçki me bashkëpunëtorët, pas bisedimeve me liderët lokal, deputetët dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, jemi dakorduar që në periudhën që kemi para nesh të kryhet vlerësimi i numrit të banorëve në këto tre komuna”, ka theksuar Stankoviq.

Sipas tij vlerësimi do të bëhet së bashku me ekspertët ndërkombëtar me të cilët kanë biseduar edhe në Beograd, si të delegacionit të Bashkimit Evropian, OSBE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-së, etj.

Stankoviq thekson se pas vështirësive në përsëritjen e regjistrimit të popullsisë, me rëndësi është vlerësimi i numrit të banorëve në bazë të ligjeve në standardeve ndërkombëtare.

“Në vlerësim, përveç ekspertëve tanë, do të marr pjesë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ekspertë nga programi PROGRES i Bashkimit Evropian, si dhe një nga misioni i OSBE-së, të cilët së bashku me të gjitha subjektet pjesëmarrëse do të jenë pjesë e këtij vlerësimi të numrit të banorëve”, ka deklaruar Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues gjatë qëndrimit të tij në Luginë, me përfaqësuesit shqiptarë ka biseduar edhe rreth rifillimit të bisedimeve Luginë-Beograd, të grira që pas heqjes së lapidarit në Preshevë, e të filluara në vitin 2013.

Gjatë së premtes Stankoviq do të takohet edhe me deputetët popullor Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.

Duhet theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë përgjigjur regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, i mbajtur në territorin e Republikës së Serbisë./Titulli.com/

VIDEO

Bujanocasi rrëfen pse u "zhduk" nga Zvicra
Shumë kërkesa, pakë mjete për kulturë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration