Bujanocasi rrëfen pse u "zhduk" nga Zvicra
Lokale

Bujanocasi rrëfen pse u "zhduk" nga Zvicra

21.May.2015 16:46
0
Shqiptari 17-vjeçar me origjinë nga Bujanoci, i cili vuri në lëvizje të gjithë të afërmit, prindërit, shoqërinë por edhe njerëz të famshëm, nuk është rrëmbyer, ai është larguar për t'u gjetur vetveten.

Adoleshenti me banim në Cyrih të Zvicrës, Ilir Mustafi, u shpall i humbur nga e hëna, por vendndodhja e tij u zbulua ditën e djeshme.

Sipas të afërmve, ai kishte lënë një takim me një femër të panjohur në Facebook dhe pasi kishte dalë për ta takuar nuk ishte kthyer më.

Familjarët dyshonin se 17-vjeçari mund të kishte rënë pre e ndonjë mashtrimi nga femra e panjohur. Pas alarmit të familjarëve, të policisë dhe personave që u sensibilizuan me ngjarjen, Ilir vendosi të shfaqej duke i qetësuar të gjithë.

“Unë nuk jam takuar me ndonjë mashtrues dhe as nuk jam rrëmbyer. Unë preka fundin, nuk isha i lumtur dhe në kërkim të vetvetes”, shkruan në letrën që mban në duar Iliri, të cilin e postoi në “Instagram”.

Media zviceriane "Blickamabend" shkruan se, ai kishte marrë para dhe ishte larguar, tani jetonte me një çift të moshuar në një fermë jashtë Zvicrës.

"Unë thjesht nuk dua më që të urrej gjithçka, ndërkohë që një zë më thoshte: Unë duhet të gjej veten”, shkruan Iliri. Adoleshenti shqiptar shprehet se e ka kaluar një jetë të shurdhër, duke pirë shumë alkool, duke gënjyer, mashtruar dhe duke i mashtruar të gjithë. "Kam pasur gjithnjë e më shumë ndjenja se isha një djall në kontroll".

Tashmë ai është larguar dhe është duke u afruar gjithnjë e më shumë me Perëndinë. "Unë përjetoja kohën më të rëndësishme në jetën time dhe të pjekurin e mendjes. Unë shoh se çdo gjë mund të kontrollohet, nëse dikush bën një përpjekje për t’ia përkushtuar veten Perëndisë”, shkruan 17-vjeçari.

Ai i kërkon falje prindërve të tij dhe ka një kërkesë për të gjithë ata që morën pjesë në kërkimin e tij: "Ju lutem sigurohuni që t’i ndaloni frikën familjes sime. Unë do të kthehem". /shekulli/Titulli.com/

 

>>Cyrih: Humbet bujanocasi Ilir M., pas kontaktit të dyshimtë në facebook

I riu nga Bujanoci i jep fund jetës duke u hedhur nën tren
SHBA, BE dhe OSBE me ekspert për numërimin e shqiptarëve në Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration