Karaçeva rrezikon të shndërrohet në një Kumanovë të dytë!
Lokale

Karaçeva rrezikon të shndërrohet në një Kumanovë të dytë!

20.May.2015 22:30
0
Banorët e Karaçevës, të cilët kanë humbur qindra hektarë tokë pas luftës, si pasojë e mos respektimit të vijës kufitare nga pala serbe, paralajmërojnë mundësinë e përsëritjes së skenarit të Kumanovës, nëse nuk reagohet sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem.

“Qëllimi i Beogradit është që përmes kësaj zone ta destabilizojë Kosovën dhe ta paraqes atë para faktorit ndërkombëtar si një shtet të kontrabandës dhe të grupeve të armatosura”, thotë për Portalin 2L ONLINE,  njohësi i të drejtës ndërkombëtare, Ardian Foniqi.

Sipas tij, Marrëveshja e Kumanovës nuk e ka marrë parasysh kufirin ekzistues deri në atë kohë, por i ka lejuar serbët që të futen thellë në territorin e Kosovës, duke i lënë banorët e këtij brezi pa pronat e tyre, prej të cilave ata sigurojnë ekzistencën.

Reagimet dhe protestat e deritashme të popullatës së kësaj zone, nuk kanë dhënë rezultat. Tensionet janë rritur kohëve të fundit dhe qytetarët kanë frikë se Serbia është duke përgatitur një skenar të përgjakshëm për këtë zonë.

Foniqi druan se Serbia është duke përgatitur diçka të keqe në këtë pjesë. Për të penguar realizimin e këtij skenari, Foniqi thotë se qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të kërkojë zgjidhje për këtë zonë dhe të mos lejojë që kjo pjesë e saj, e pasur me burime nëntokësore, të shfrytëzohet për kontrabandë dhe skenar të Serbisë.

Sipas tij, rasti i Karaçevës duhet të studiohet mirë dhe të zgjidhet sipas të drejtës dhe parimeve ndërkombëtare. Ai thotë se qeveria e Kosovës, urgjentisht duhet të formojë një komision të veçantë, i cili do ta prezantojë realitetin duke iu referuar hartës së vitit 1984.

“Kjo pjesë, që sot është ndarë padrejtësisht, duhet të kthehet siç ka qenë në vitin 1984”, thotë Foniqi. Sipas tij, harta e vitit 1999, e cila është krijuar nga Beogradi, nuk është e vlefshme në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare.

Duke i mashtruar banorët e fshatit Breznicë, komuna e Bujanocit, Serbia i ka bartur në zonën e atjeshme kadastrale edhe tokat që kanë qenë pjesë të territorit të Kosovës.

Trupat e NATO-s, sipas marrëveshjes së Kumanovës, kanë hyrë në Kosovë me hartën e vitit 1999, thotë Foniqi. Për kë tepër, ai thotë se tani, në zonën ku policia e Kosovës e ka të ndaluar të hyjë, në pjesën e Karaçevës, banorët janë në hall të madh nga kontrabanduesit.

“Karaçeva duhet t`i kthehet Kosovës, siç ka qenë në vitin 1984 dhe pasi të ndodh kjo, është detyrë e policisë së Kosovës që të reagojë për t`i eliminuar grupet kriminale nga kjo zonë”, thotë Ardian Foniqi. /2L ONLINE/Titulli.com/

Alternativa për ndryshim: Nuk na interesojnë postet si partive tjera, neve na intereson ndryshimi (Foto & Video)
Gjilani, investime infrastrukturore deri në kufi me Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration