8.000 qytetarë të Luginës i drejtohen Kosovës me peticion
Lokale

8.000 qytetarë të Luginës i drejtohen Kosovës me peticion

06.May.2015 17:02
0
Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës me seli në Prishtinë, të mërkurën i ka dorëzuar Parlamentit të Kosovës, si provë materiale, peticionin e nënshkruar nga 8.000 qytetarë të Luginës së Preshevës kundër veprimeve të Qeverisë së Serbisë për fshirjen nga evidenca të qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Një delegacion i Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës, i kryesuar nga kryetari Fatmir Arifi është pritur nga kryetari i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport dhe Diasporë në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani.

Me këtë rast Fatmir Arifi e njoftoi Hasanin për gjendjen e rëndë në Luginë të Preshevës, sidomos në sferën e arsimit, kulturës dhe shumë sfera të tjera shoqërore.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Lëvizja për Integrim, të cilën e transmeton portali Titulli.com, në kuadër të këtij takimi temë kryesore ishte fenomenin e fshirjes nga evidenca e ofiqarisë së qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nga organet e sigurisë së qeverisë serbe dhe si pasoj humbjen e shtetësisë në mënyrë arbitrare.

“Me këtë rast delegacioni nga Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës ia dorëzoi parlamentit të Republikës së Kosovës, si provë materiale, peticionin e nënshkruar nga 8.000 qytetarë të Luginës së Preshevës kundër veprimeve të qeverisë serbe për fshirjen nga evidence të qytetarëve shqiptarë të Luginës”, thuhet në kumtesë.

Arifi në takim ka theksuar se “shumica e të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës, të cilët janë strehuar në Republikën e Kosovës janë pa asnjë lloj dokumenti. Kjo ka krijuar telashe të mëdha edhe të brezi i ri, të cilët po kanë vështirësi në ndjekjen e shkollimit këtu në Kosovë”.

Kryetari i Komisioni, Nait Hasani është zotuar se çështjen do ta ngrisë në debatin parlamentarë që do të mbahet ditën e enjte, 7 maj, si dëshmi të një politike agresive të qeverisë serbe që po zhvillohet kundrejt shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që Luginës së Preshevës po i kanoset rreziku deri në atë shkallë sa që shqiptarët në hapësirën e tyre mund të mbesin një minoritet i papërfillshëm./Titulli.com/

Nisin punët për transferstacionin e mbeturinave (Foto)
RTB kërkon ndihmë nga Nikolliqi, Vuciqi, Gojkoviq...për mos privatizim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration