Nisin punët për transferstacionin e mbeturinave (Foto)
Lokale

Nisin punët për transferstacionin e mbeturinave (Foto)

06.May.2015 15:38
0

Kanë nisur punimet për ndërtimin transferstacionit të mbeturinave në Bujanoc, projekt me vlerë të 105 milion dinarë.

Ky projekt i shumëpritur i cili duhet të realizohet brenda këtij viti, sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është i pari i llojit të vet në rrethin e Pçinjës dhe Jablanicës, i cili njëherit shërben edhe për riciklimin  e mbeturinave. 

Për fazën e parë janë siguruar 20 milion dinarë nga Trupi Koordinues, po aq edhe nga Komuna e Bujanocit, raporton Titulli.com.

Financimin e projekt dokumentacionit e ka bërë Bashkimi Evropian, ndërsa pritet që komuna, për fazën e dytë, të kërkojë mjete edhe nga Progresi Evropian. 

Punimet e transferstacionit do t’i kryejë kompania “Saba Bellça” nga Presheva. Sipas Dalibor Mlladenoviq, shef i ndërtimit, kjo kompani ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndërtimin e transferstacionit të mbeturinave. 

Punimet në fazën e parë duhet të përfundojnë brenda një afati prej 120 ditëve, ndërsa pritet që në këtë deponi ricikluese të gjejnë punë 20 qytetarë. /Titulli.com/

KKSH, takim me drejtorët e shkollave (Foto)
8.000 qytetarë të Luginës i drejtohen Kosovës me peticion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration