Kamberi në Parlamentin e Serbisë,  kërkon të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Kamberi në Parlamentin e Serbisë, kërkon të drejtat e shqiptarëve të Luginës

06.May.2015 13:51
0
Në senacën e Parlamentit të Serbisë të ditës së martë në pyetjet nga deputetët drejtuar Qeverisë së Serbisë, deputeti popullor Shaip Kamberi nga Lugina e Preshevës ka pyetur lidhur me planin 7-të pikësh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kamberi, ndër të tjera shtoi se, asnjë problem i paraqitur nuk është zgjidhur gjerëtani, edhe përkundër që Qeveria Serbe ka sjellë konkluzion mbi planin e paraqitur nga pala shqiptare e Luginës së Preshevës.

Lexojeni pyetjen e deputetit Kamberi:

Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e mbajtur më 4 qershor të vitit 2013’të, ka vendosur konkluzion që në mënyrë të plotët’a pranoj raportin nga takimi ndërmjet përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit politik shqiptar nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvëgjë, e që është edhe pjesë përbërëse e këtij konluzioni.

  • Rritjen e numrit të të punësuarve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, të nivelit local dhe atyre rajonal; policisë locale dhe kufitare, institucionet gjyqësore, etj.
  • Rimëkëmbja ekonomike me “masat stimulative” për investitorët vendor, e të huaj.
  • Masat për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucionit shtetërore.
  • Riogranizimi i gjyqësisë,
  • Njohja e Diplomave të Kosovës
  • Zgjidhjen e problemit të furnizimit me tekste shkollore.

Këto janë vetëm disa nga 42 pyetjet e grupuara në Planin 7-të pikësh të paraqitur qeverisë serbe.

Ndër të tjera, të theksojë se me qëllim të zvoglimit të tensionit, të mos përdoret  termi “terrorist”, kur bëhet fjalë për shqiptarët, dhe zgjedhjen e lokacionit adekuat për pllakën përkujtimore mbi Lluçan të Bujanocit dhe atë të Preshevës, afati për të cilët ka qenë korriku i 2013-tes.

Përshkakë se gjerëtani nuk është zgjidhur asnjë nga pyetjet e lartëpërmendura, bile as ajo e maternitetit, pyetja ime për Qevrinë e Serbisë, thotë:

Pse ushtrimi i të drejtave shqiptare, është i lidhur me numrin e banorëve shqiptar, ndërsa për ketë çështje shfrytëzohen të dhëna jo të plota nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2012-të?

A do të fillojë, apo kur do të fillojë Qeveria e Serbisë me iniciativën e realizimit të konkluzionit 05 numër: 06-4185/2013-4, të qesrhorit 2013-të?

Hapet ekspozita për dëshmorët e kombit shqiptarë në Preshevë (foto)
KKSH, takim me drejtorët e shkollave (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration