Hapet ekspozita për dëshmorët e kombit shqiptarë në Preshevë (foto)
Lokale

Hapet ekspozita për dëshmorët e kombit shqiptarë në Preshevë (foto)

06.May.2015 13:40
0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka hapur ekspozitën me fotografi për dëshmorët e rënë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luginë të Preshevës dhe dëshmorët tjerë shqiptarë nga të gjitha trevat.

Qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në inaugurimin e kësaj ekspozite që do të jetë e hapur deri më 14 maj në ambientet e shtëpisë së kulturës “Abdualla Krashnica” në Preshevë.

Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB- së, Nazmi Hajredini në këtë ekspozitë prezantohen fotografi nga dëshmorët e kombit nga të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka ftuar qytetarët e këtij rajoni që ta vizitojnë këtë ekspozitë sepse në këtë mënyrë do të nderohet idealin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Ky aktivitet është i llojit të parë që organizohet në Luginë,  gjatë viteve të kaluara manifestimet përkujtimore ishin të bujshme me aktivitete edhe më të bujshme kulturore./Titulli.com/ Foto/FB:N.H/

Washington: Ja si i mbrojti DioGuardi shqiptarët e Luginës (Video)
Kamberi në Parlamentin e Serbisë, kërkon të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration