Washington: Ja si i mbrojti DioGuardi shqiptarët e Luginës (Video)
Lokale

Washington: Ja si i mbrojti DioGuardi shqiptarët e Luginës (Video)

06.May.2015 01:27
0

Joseph DioGuardi, emër i njohur për popullin shqiptarë tash e sa vite. Megjithëse ka kontribuar shumë për çështjen e shqiptarëve në Ballkan, puna e tij në këtë drejtim nuk ka përfunduar.

Këtë ai e tregoi edhe në dëshminë e fundit që e dha në Washington ku kërkoi shqiptarët e Kosovës të përkrahen në integrimin e tyre në Evropë. 

Të gjithë këto dëshmi, DioGuardi i dha para ish këshilltarit të lartë për politikë të jashtme në qeverinë serbe të Zoran Gjingjiq dhe Zoran Zivkovic.

Ai tha që Washingtoni nuk duhet të harroj kush janë shqiptarët duke i cilësuar më pro amerikanët në Ballkan.

“Dhe mos harroni se kush janë shqiptarët. Ata janë më pro amerikanët, më pro demokratikët, dhe më tolerantët në aspektin fetar. Ata kanë katër religjione dhe edhe Sinagoga. Mysliman, katolikë e hebrenj jetojnë në harmoni së bashku. Këtë ne duhet ta përkrahim. Kjo nuk ndodhë askund në Evropë. Njerëzit nga Kosova kur ndodhi 11 shtatori në SHBA, shqiptarët po qanin dhe po ecnin rrugëve me qirinj derisa serbët, maqedonët, grekët e malazezët po festonin rrugëve. Dua vetëm të ju kujtoj se kush janë miqtë tanë në Ballkan. Kosova nuk është dashur asnjëherë të futet në Jugosllavi pasi që nuk janë sllavë dhe ky është gabimi më i madh që ishte bërë pas luftës së parë botërore”, ka thënë DioGuardi.

Ai me këtë rast nuk ka harruar as shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku ka thënë se janë të izoluar me një papunësi deri në 90 për qind, transmeton Titulli.com.

"Kur flasim për të rinjtë në provincën në jug të Serbisë, e aneksuar ilegalisht në vitin 1956 nga Kosova, e quajtur Lugina e Preshevës, papunësia është 90 për qind. Sa gjatë populli Shqiptarë do të përballet me kësi lloj izolimi, pa punë, me numrin më të lartë të lindjeve në Evropë? Kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojë të jetë prezente agresivisht në Ballkan për t’i mbrojtur ata. Ata kanë vlera amerikane, janë populli më tolerancë dhe multirelegjioz në Evropë”, përfundon DioGuardi./Titulli.com/

Deklaratën mbi Luginën mund ta shikoni nga minuta 9:53.

VIDEO

Punëtorët e përjashtuar të "Hebës" kërcënojnë se do të bëhen kamikazë (Video)
Hapet ekspozita për dëshmorët e kombit shqiptarë në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration