Punëtorët e përjashtuar të "Hebës" kërcënojnë se do të bëhen kamikazë (Video)
Lokale

Punëtorët e përjashtuar të "Hebës" kërcënojnë se do të bëhen kamikazë (Video)

05.May.2015 23:21
0

Edhe të martën ka vazhduar protesta e grevistëve në ndërmarrjen “Heba” në Bujanoc për shkak të vendimit për përjashtim nga puna të 33 punëtorëve si tepricë teknologjike.

Protestuesi të cilët morën pjesë në protestën e radhës thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime.

Punëtorët e kësaj ndërmarrje madje kërcënojnë me vetëvrasje kamikaze duke marrë jetën edhe të tjerëve, në rast se përjashtohen nga puna.

 “Kjo është më e keqja që bënë Sllobodan Radun (pronar). 33 punëtorëve ia ka shkurtuar të drejtën për të jetuar. Ka marrë punën dhe nga ne ka krijuar raste sociale. Të gjithë ne kemi kredi të cilat nuk mund t’i kthejmë. Çka pason pas kësaj, akte edhe më të rënda. Nga momenti që banka vjen të na marrë pronën ne do të bëhemi kamikaz, do të vritem dhe do të vrasë, nuk kam zgjidhje tjetër”, shprehet për TV Spektri njëri nga punëtorët shumëvjeçar në këtë kompani.

Edhe Ismet Ramadani, njëri nga punëtorët e pakët shqiptarë në “Heba” thotë se nuk dinë arsyet e largimit nga kjo ndërmarrje në të cilën punon që 18 vite.

“Nuk e di se për çfarë arsye po na largon kjo ndërmarrje, mirëpo kam dëgjuar se “Fluidi” ja ka vendos si kusht që deri në 100 veta me i pas të punësuar në mënyra që “Fluidi” me ble “Hebën”. Tash kompania është duke shkuar drejt mbylljes, po pritet me largu hala nga puna. Ne jemi në grevë dhe nuk do të ndalemi, do të shkojmë deri në fund”, shprehet Ramadani.

“Protestojmë pasi po na largojnë nga puna. Po na largojnë nga puna në mënyra të paligjshme, madje edhe nga vendi ynë. Ky është edhe një mesazh për kryeministrin Vuçiq se neve nuk po na përzënë nga vendi shqiptarët, por manjatët boshnjak që e kanë blerë firmën për pak mjete dhe tani na thonë se jemi tepricë teknologjike”, tha punëtori Sllagjan Stankoviq, transmeton Titulli.com.

Të pakënaqur me këtë vendim, 33 punëtorët, pas negociatave në mes të pronarëve dhe punëdhënësve të “Heba-s” nga njëra anë dhe përfaqësuesve të tre sindikatave në anë tjetër, të cilat nuk kanë dhënë rezultate, kanë paralajmëruar grevën.

Greva paralajmëruese, ka për qëllim, pezullimin dhe  parandalimin e largimit nga puna të 33 punëtorëve, duke ndërprerë shpalljen e tepricës teknologjike të tyre. 

Fabrika për prodhimin e ujit të gazuar dhe pijeve joalkoolike, është privatizuar në vitin 2008, duke u bërë pjesë me 100 për qind e kompanisë “Nektar” nga Backa Palanka me pronar Sllobodan Radun.

“Heba”, deri para një jave kishte 169 punëtor, ndërsa 33 punëtorët që tashmë po protestojnë së bashku me familjet e tyre kundër largimit nga puna, paralajmërojnë se pronari i “Hebë-s” po planifikon që muajin e ardhshëm të largojë edhe 35 punëtorë të tjerë.

Të pyetur se për çfarë arsye po lëshohen nga puna, punëtorët në fazën e largimit, thonë se “kjo po bëhet pasi kompania “Fluidi” nga Presheva ka shprehë interesimin për blerjen e “Hebë-s”.

Megjithatë zyrtarët e kompanisë “Fluidi” nga Presheva kanë mohuar kategorikisht interesimin për blerjen e kësaj kompanie me seli në Bujanoc.

Ven theksuar se nga numri i përgjithshëm prej 169 të punësuarve në “Heba”, vetëm 4 janë shqiptar, dy prej të cilëve janë në listën prej 33 punëtorëve për largim nga puna si tepricë teknologjike./Titulli.com/

VIDEO

Deputetët Halimi e Kamberi ju ftojnë në debat publik
Washington: Ja si i mbrojti DioGuardi shqiptarët e Luginës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration