Dita e Shën Gjergjit në Preshevë
Vështrime

Dita e Shën Gjergjit në Preshevë

05.May.2014 18:47
0
Kroi i Keq /Çezmë sot-autori/ te Mëhalla e Derrajve, te Vreshtat e Preshevës, te Furrat e Qyreçit, në veri të qytetit. Kroi i Keq është i njohur shumë dhe i popullarizuar, sepse më 6 maj, Ditën e Shën Gjergjit , për çdo vit, populli, sidomos vajzat e gratë shkojnë për të kërkuar shëndet, duke i lajtë sytë me ujë Kroi dhe duke i mbushur enët e ndryshme për në shtëpi, ku i stërpikin anëtarët e familjes. Poashtu vajzat e reja, aty shkojnë për të kërkuar njohje dhe dashuri. Kroi i Keq më shumë vizitohet nga Romët, të cilët atë ditë e kanë festë të tyre, edhepse nuk qëndron ky mendim, ka literaturë të bollshme për Shën Gjergjin, në të cilin shprehet mendim tjetër mbi Shën Gjergjin. [caption id="attachment_97154" align="alignleft" width="300"]Shrkuan: Xhemaledin Salihu Shkruan: Xhemaledin Salihu[/caption] Legjenda e “Kronit të keq” Më poshtë po shkruajë një legjendë që ma tregoi Enver Sahiti i Mëhallës së Derrajve në Preshevë: Baba Nikollë-Staka si tregtar i madh udhëtonte në vende të ndryshme të Gadishullit Ballkanik, duke përfshirë edhe Turqinë e sotme dhe vendet e Lindjes së Afërt-Levantit që asokohe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Staka sa herë që kthehej nga ato vende të largëta, me vete sillte fryte dhe shorte të pemëve si dhe fara të luleve të rralla. Këto i mbillte në vendin që sot njihet me emrin “Kroi i Keq”, por për çudi asnjëra prej tyre nuk zinte. Ai ishte shumë i durueshëm dhe përsëri mbillte. Më në fund biu një bimë e rrallë, e cila pas disa vitesh filloi të lulojë, mirëpo bima me lulet ishin të panjohura për këte vend. Sipas legjendës, që përcillet brez pas brezi në familjen Staka/emir i fundit katolik i familjes së Derrajve/ pas konvertimit në fenë muslimane morën mbiemrin Sahiti, që përsëritet me gjenerata në këtë familje të Derrajve/. Historia e ujit të “Kroit të Keq” lidhet me sëmundjen e një vajze të bukur me emrin Nika/sipas të gjitha gjasave shkurtesë e emrit Veronika/ e cila vite me radhë shkonte pas dite me të gjyshen në kopshtin që tash njihet me emrin “Kroi i Keq” për shetitje dhe freskim. Në moshën e pjekurisë filloi të lëngonte nga një sëmundje e rrallë, e përcjellur me alergji dhe temperatura të larta. Kështu, ajo filloi të shkonte për çdo ditë, në agim, për tu flladitur, për tu shpërla me ujë të kroit, për të medituar, për të marrë ajër të pastër dhe erë luleve të pemës së rrallë. Lulet e pemës kishin ngjyrë të kaltërt me nyansa të lules vjollcë, ndërsa për cilën pemë me lule bëhet fjalë, legjenda heshtë. Ajo rastësisht filloi ti përdor këto lule,që binin në ujë e lëshonin një lloj ngjyre,për të përgatitur një lloj çaji, e pavetëdijshme për cilësitë e saj kuruese të çajit nga lulja. Uji i kroit që buronte nën rrënjët e kësaj peme, fillimisht përdorej vetëm për pije, e pastaj pasi tek vajza panë disa ndryshime, asaj filloi ti ndryshojë lëkura, duke i përdorur lulet si çaj.Ajo filloi të bëjë çaj dhe të përgatisë më shpesh këtë çaj deri sa u shërua plotësisht. Pas një kohe u përhapën fjalët për vetitë kuruese të ujit dhe çajeve të asaj luleje te Kroi i Keq. Pema rritej në lartësi prej 2 metrave, madhësia e luleve ishte sa ato të trandofilles, ndërsa era e saj ndihej në largësi të mëdha.Karakteristikë e kësaj luleje ishte se petalet e saja ishin të hapura vetëm natën deri në mëngjes si dhe lëshonte erë deri në lindjen e diellit. Kështu u përhap legjenda se djali apo vajza që donte të shihte bukurinë e lules dhe të shijonte erën e saj duhej të shkonte para agimit te Kroi i Keq, ndërsa ata që dëshironin që ti përmbushej ndonjë dëshirë për tu lutur. Atyre që ishin të dashuruar marrëzisht thuhej se në petalet e lules i shfaqej fytyra e vajzës apo djalit të dashur. Kjo ishte një sekret për shumë banorë të qytezës, por e dishin vetëm disa banorë. Mirëpo filluan të përhapën legjenda të ndryshme, se aty natën shetisin lugatë dhe zana të malit si dhe shumë mite të tjera. Për këtë shumica e të rinjve një kohë prituan të shkojnë dhe nuk kishin guzim për të shkuar te Kroi i Keq. Një ditë, një djalë i një varfanjaku, i cili ishte i dashuruar në vajzën e begut, duke mos pasur guxim të shkojë para agimit, kur shkoi te Kroi nuk e pa lulen të hapur dhe nuk e ndjeu erën e lules si dhe i dëshpëruar se nuk do ti plotësohej dëshira, i mllefosur e shkul lulen dhe ia vuri zjarrin dhe e dogji lulen. Vajza e begut vendosi ta vizitoje kroin dhe për ta gjetur kismetin, por nuk e gjeti lulen dhe mallkoi ate që e kishte shkul lulen. Kështu banorët e kësaj qyteze, duke e ditur historinë e kroit, lules, vashave, filluan të besojnë se uji pos fuqisë shëruese, ka edhe veti të tjera, kroi ka edhe lotë të dy vajzave të reja, Nikës dhe bijës së virgjër të begut. Kështu, në ditët e sotme, në Ditën e Shën Gjergjit, të Rinjtë e vizitojnë Kroin e Keq, ku nënat mbushin ujë, për ti pastruar fëmijët, bile është adet që fëmijëve ti varrin në qafë edhe kungull të egër kundër syrit të keq, i cili rritet te kroi. Të rinjtë i lajnë sytë dhe fytyrën dhe për ata që marrëzisht janë të dashuruar, duke i larë fytyrën shohin në ujë fytyrën e vajzës apo djalit  të dashuruar. Deri më tash askush nuk e argumentoi këte. Të gjithë mbushin ujë për ta pirë për shëndet dhe për tu ruajtur nga të këqijat. Disa hudhin para, për të patur fat në jetë dhe për ti dalë kismet.Raste të tilla ka edhe në vende të tjera, sikur në Romë, në “Fontana di Trevi” ku çdo turist hudh në ujë një monedhë për të pasur fat. Kroi i Keq më së shumti vizitohet nga Romët, të cilët në grupe, para agimit në Ditën e Shën Gjergjit shkojnë dhe e vizitojnë këtë vend të shenjtë për ta. Ndërsa disa vasha dhe djemë shqiptarë që ndiejnë simpati dhe dashuri të ndërsjelltë spiunojnë njëri tjetrin se kush çfarë ngjyre të penit po lidhë aty. Te Kroi i Keq, në shkurret për rreth lidhen penjë të kuq për dashuri, të kaltërtë për mësysh, të bardhë për pastrimin e shpirtit, të gjelbërtë për shëndet personal dhe të familjes.Kohëve të fundit, gjeneratat e reja, gjithnjë e më pak e vizitojnë këtë vend, për Ditën e Shën Gjergjit, duke i harruar adetet e mëparëshme,  
Letër e hapur drejtuar Fondit të Kosovës Lindore – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc
Zyra (D)rinore në Bujanoc !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration