Ish-trafikantët e narkotikëve dhe arsimi shqip në Bujanoc
Lokale

Ish-trafikantët e narkotikëve dhe arsimi shqip në Bujanoc

05.May.2015 10:41
0

Masat e dhunshme të drejtuara kundër Arsimit Shqip në Bujanoc gjatë viteve të 90-ta, nga regjimi serb, kishin lënë pasoja të mëdha nëpër shkollat ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.

Shkruan: Agron Asllani

Pasoja të atilla, që u nevojiteshin vite të tëra të kalonin, e që sado pak të vërehej përmirësim dhe ringjallje nëpër institucionet shkollore të mësimit fillorë dhe të mesëm të Komunës tonë.

Nuk ishte për t'u çuditur se përse Arsimi kishte pësuar aq shumë sulme dhe vështirësi në funksionimin e duhur. Pasi është fakt i padiskutueshëm roli dhe rëndësia e arsimit dhe edukimit, në zhvillimin dhe përparimin e një populli, në këtë rast të shqiptarëve të Bujanocit.

Se do të vështirësohej dhe pamundësohej puna e shkollave shqipe nga regjimi diktatorial i viteve të 90-ta, ishte diçka për t'u pritur dhe për mos t'u çuditur, pasi diçka e mirë për shqiptarët nga ata edhe nuk pritej, por, se Arsimi Shqip do të dëmtohej në këtë masë dhe do të bjerë në këtë nivel ku është sot, është diçka që nuk është pritur dhe që besoj se çdo shqiptar të ndërgjegjshëm e ka brengosur pamasë!

Rrëmuja e krijuar nëpër shkollat tona, nga pushteti aktual i Komunës, ka krijuar aq shumë tollovi dhe paqartësi, sa që një situatë të tillë nuk kishin mundur ta paramendonin as pesimistët ma të mëdhenj. Thjeshtë, ishte e paimagjinueshme se situata do të shkonte deri në këtë ekstrem.

Shkarkimet e drejtorëve të zgjedhur në mënyra të ligjshme, shkarkimet e Këshillave të shkollave, pastaj emërimet e reja të drejtorëve duke shkelur të gjitha procedurat e parapara me ligj. Emërimet e Këshillave te rinj, pastaj shkarkimet dhe emërimet e njëpasnjëshme të drejtorëve, ku në mbrëmje ishte Drejtor shkolle njëri, kurse nesër në mëngjes personi tjetër,ishin bërë raste aq tragji-komike,sa që nga e gjithë kjo situatë do të mund të shkruhej një vepër satirike e stilit të Nonda Bulkas apo të Nushiqit!

Dhe kur përfundimisht menduam se situata kishte shkuar aq keq sa që më s'kishte ku të shkonte, pushteti i çrregullimeve të shumta, na befasoj edhe njëherë. Ashtu sikurse edhe në të gjitha rastet e tjera,ishte befasi për të keqe!

Në dy shkollat fillore të Komunës së Bujanocit, u emëruan për ushtrues detyre njerëz me të kaluar të zymtë, të ligët, të errët!

Ndoshta këto epitete të përdorura mund të duken fjalor i vrazhdë, po ku të gjinden termine më adekuate për ata ish-trafikant të narkotikëve që sot, për turpin tonë dhe të gjithë Arsimit Shqip në Komunën tonë, drejtojnë dy shkolla fillore!?

Në kushte normale dhe në shoqëri me sisteme të rregulluara të gjygjësorit dhe prokurorisë, këta individë as që do të lejoheshin t'i afrohen shkollave,e lere më të punojnë me fëmijë dhe

çka është më e keqja të drejtojnë një shkollë të tërë. Por, në sistemin e tranzicionit, që po e kalojmë me vite, si duket ende ka hapësirë dhe u jipet rasti personave të tillë, me një të kaluar kriminale.Gjë që është turpi i shoqërisë tonë, sepse i dërgohet mesazhi fëmijëve tanë se mund të bëni çfarëdo pune të ndytë dhe bile bile për këtë edhe mund të shpërbleheni.

Fajtorët për këtë precedent të rrezikshëm të emërimit të këtyre njerëzve në këto pozita janë në shumë nivele.

Duke filluar nga kolektivi i arsimtarëve të shkollave përkatëse, Ministria e arsimit, Këshilli Kombëtarë Shqiptarë dhe pushteti lokal, e që realisht edhe është përgjegjësi kryesorë dhe shkaktari kryesorë i këtyre lëshimeve. Pasi këta njerëz janë emëruar në mënyrë direkte nga Komuna. Duke u bërë anëtarë të partisë në pushtet brenda nate,vetëm e vetëm ta arrin qëllimin e tyre.

Nëse pushtetin e kaluar e kanë kritikuar për shumë gjëra, në shumicën e rasteve pa të drejtë,në asnjë mënyrë nuk ka mundur të kritikohet për emërime të gabuara të drejtorëve nëpër shkollat shqipe të Komunës së Bujanocit.

Do të ishte tendencioze të thuhet se ky pushtet ia ka bërë mision vetit prishjen dhe dëmtimin e arsimit tek ne, por me veprimet dhe emërimet e fundit po na jep argumente të forta për të besuar në një gjë të tillë me të vërtetë e kanë mision të vetin!

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI     
(Autori është profesor i gjuhës angleze nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit)

 

Kamenica nisë punët për hapjen e kufirit me Medvegjën (Foto)
Kapen 136 migrantë në stacionin e autobusit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration