Konkurs për gazetarë/kameraman/webmasterë...
Lokale

Konkurs për gazetarë/kameraman/webmasterë...

04.May.2015 18:27
0

Portali informativ Titulli.com shpall konkurs për pozitat: gazetarë (2 pozita), kameraman/fotograf/montazher (1 pozitë), webmasterë (2 pozita) dhe përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas (1 pozitë).

Për këto gjashtë pozita pune kandidatët duhet të kenë:

Kualifikimi superior profesional;
Së paku gjashtë muaj përvojë pune në punë të ngjashme;
Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
Njohuri e punës në kompjuter;
Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës serbe/angleze në të folur dhe në të shkruar;
Njohje e procesit të montimit dhe njohje e punës për kamerë;
Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit; 
 

Detyrat e gazetarëve: Shkruan dhe përgatitë lajmet; Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e artikujve; Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve; Përzgjedhë materiale relevante për publikim; Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së redaksisë; Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera; Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës. 

Detyra e kameramanit/fotografit/montazherit: Operon me kamera në studi dhe terren, (në komunikim me redaktorin); Është përgjegjës për kualitetin e video dhe audio sinjalit të regjistruar/përpunuar; Në bashkëpunim me producentin ose gazetarin duhet të ketë ndikim kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve; Duhet të konsultoj stafin e mediumit në renditjen sa më efikase dhe efektive të pajisjeve në të gjitha fazat e prodhimit; Puna me programe speciale për përpunim të video materialit, fotografisë.

Detyrat e webmasterëvë:  Mirëmbajtje/monitorimi i faqes, funpage, njohuri në HTML dhe CSS, javascript, programimi i orientuar në objekte dhe model projektimi me PHP5, programimi i lidhur me databazë – MySQL, programimi me ndihmë e nje Framework-ut, Photoshop, etj. 

Detyrat e përkthyesit: Njohuri e mirë e të dy gjuhëve, përparësi kualifikimi superior; Përkthimi dhe lektorimi në kohë i teksteve të përgatitura për publikim; Përkthimi me titra i video materialit; 

Aplikacionin me dokumentet që dëshmojnë kualifimin (Certifikatën, vërtetimin mbi përvojën gjashtëmujore, CV, letrën motivuese) mund t’i  dorëzoni në adresën elektronike: info@titulli.com 

Përparësi kanë aplikuesit nga komunat Preshevë dhe Bujanoc. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim. Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë. 

Afati i  fundit për aplikim 13.05.2015

S U K S E S E !

Udhëpërshkrime të vjetra mbi Preshevën
Preshevë: Treni godet traktorin me dhjetë persona në te
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration