Hyseni: Qeverisja aktuale lokale në Bujanoc, pushtet totalitar dhe interesave nepotiste (video)
Lokale

Hyseni: Qeverisja aktuale lokale në Bujanoc, pushtet totalitar dhe interesave nepotiste (video)

03.May.2015 21:50
0
Në tri komunat e Luginës së Preshevës, gjendja aktuale politike dhe e sigurisë vazhdon të jetë e ndjerë. Qëndrimi i Serbisë zyrtare karshi këtij rajoni të banuar kryesisht me shqiptarë vazhdon të jetë i njëjtë me atë të politikës së kaluar.

Mungesa e investimeve, papunësia e madhe, diskriminimet e shumta në planin e të drejtave të njeriut janë dëshmia më e mirë e kësaj gjendje të rënduar vlerësojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj ane.

Deputeti popullorë në Parlamentin Republikan të Serbisë, Shaip Kamberi, duke përshkruar pozitën e shqiptarëve në Serbi, ka theksuar se ajo vazhdon të mbete e rënduar në nivel të njëjtë me atë në periudhën e pushtetit totalitarë të Milosheviqit.

Sevdail Hyseni, ish kryetar i parë i Kuvendit Komunal të Bujanocit në periudhën e pas luftës në Luginë, për gjendjen e rënduar të shqiptarëve, fajëson edhe koalicionet aktuale të pushteteve lokale.

Ndërkohë shumica nw Luginë  vlerësojnë se mungesa e sigurisë, perspektiva ekonomike dhe mos respektimi i të drejtave themelore të njeriut,përfshirë divergjencat e shumta mes korpusit politik shqiptarë, po rëndojnë pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë./RTK/

Si po zbehen takimet e vendlindjes në Medvegjë!
Ndërron jetë Isa Memeti, plaku më i vjetër në Komunë të Bujanocit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration