Mbështetje e pa rezervë për lirinë e medias
Lokale

Mbështetje e pa rezervë për lirinë e medias

02.May.2015 22:00
0
Ministri i Kulturës dhe Informimit të Serbisë Ivan Tasovac, ka uruar të shtunën gazetarët dhe punëtorët medial, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majin, dhe me këtë rast ka porositur se Ministria dhe Qeveria e Serbisë pa rezervë përkrahë lirinë e mediave, duke kundërshtuar çdo formë të kërcënimit, presionit dhe rrezikimin e sigurisë së gazetarëve.

“Thelbi i luftës për lirin e medias nuk është vetëm profesionale apo ligjore, pasi mediat e lira dhe kualitative inkurajojnë dialogun social, pranimin e diversitetit dhe respektimin e mendimit të tjetrit. Andaj, lufta për media të lira dhe kualitative njëkohësisht është edhe luftë për shoqëri më të hapur, tolerante dhe të suksesshme”, ka deklaruar Tasovac, njofton Ministria.

Ai ka nënvizuar se do të insistojë në zbardhjen e të gjitha rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe vrasjeve të gazetarëve në Serbi dhe kryesit e këtyre veprave të dalin para drejtësisë.

Sipas fjalëve të tij, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, këtë vit Serbia e pret me një kornizë të re ligjore, aplikimi i suksesshëm i së cilës mund të sillet “ekskluzivisht në sinergji me qëndrimin proaktiv të pronarit të medias, redaktorit dhe gazetarit”.

“Përderisa shteti, pronarët e mediave, redaktorët dhe gazetarët, të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të lirisë së shtypit, do të jenë në përputhje dhe vazhdueshmëri të përkushtuar për të drejtat dhe detyrimet e tyre, Ministria e Kulturës dhe Informimit është e bindur se Serbia, shënimin e ardhshëm të Ditës së Lirisë së Shtypi do ta bëjë në një atmosferë dhe rezultate më të mira”, ka thënë Tasovac.

Me rastin e kësaj dite, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) dhe Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) kanë vërë në dukje gjendjen e rëndë të profesionit të gazetarisë dhe kanë ftuar mediat që të dielën të bashkohen në aksionin “Pesë minuta të qetësisë shurdhuese”. /Titulli.com/

Historia e Luginës në shifra e fakte (Video)
Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e "palon"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration