Historia e Luginës në shifra e fakte (Video)
Lokale

Historia e Luginës në shifra e fakte (Video)

02.May.2015 16:52
0
Përfaqësuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës kanë paraqitur të arriturat e tyre gjatë periudhës së funksionimit pesë vjeçar të cilat i përkasin regjistrimeve të vlerave të së kaluarës por edhe publikimet e ndryshme që kanë dalë si rrjedhojë e simpoziumeve dhe konferencave të organizuara.

Duke gostuar në emisionin e së premtes në Televizionin Spektri, kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu dhe përfaqësuesi nga komuna e Bujanocit, Nehat Ramizi, kanë folur për dy projekte të realizuara në komunën e Preshevës dhe Bujanocit të cilat kanë shërbyer për regjistrimin e shumë vlerave të së kaluarës e që në radhë të parë kanë dëshmuar të kaluarën shqiptare të këtyre viseve.

Poashtu, bashkëbiseduesit i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme simpoziumet dhe konferencat shkencore nga të cilat kanë parë dritën edhe disa publikime me rëndësi jo vetëm kulturore por edhe historike.

Salihu dhe Ramizi e kanë parë si domosdoshmëri të kohës krijimin e një Muzeu etnografik të Luginës por edhe angazhimin ekspertëve  të lëmive të ndryshme për të begatuar dokumentimin e të kaluarës së këtyre trojeve.

Emisionin e plotë me përfaqësuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

VIDEO

Fshatit Turi po i "ikë" asfalti! (Foto)
Mbështetje e pa rezervë për lirinë e medias
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration