Fshatit Turi po i "ikë" asfalti! (Foto)
Lokale

Fshatit Turi po i "ikë" asfalti! (Foto)

02.May.2015 12:56
0
Asfalti i ri, për të cilin u bë shumë zhurmë për shtrirjen e tij në këtë vendbanim të Komunës së Bujanocit, sot po e lëshon toka!

Edhe pse i shumëkërkuar dhe pritur nga banorët, asfalti i ri që ishte shtruar vitin e kaluar, po shembet, ende pa mbushur nëntë muaj.

Sipas zyrtarëve komunal, drejtorit të Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti, për shembjen e asfaltit, pjesërisht i kanë fajet qytetarët që kanë ekzekutuar punimet në rrjetin e kanalizimit, tre-katër ditë para se të asfaltohej rruga.

Haliti, më 14 prill ka deklaruar për RTB-në se ka njoftuar ekzekutorin për të sanuar dëmin në këtë rrugë.

“Kemi informuar ekzekutorin e punëve “Saba Bellça” dhe ata nesër me siguri do të dalin dhe do ta sinjalizojnë vendin për ta prerë asfaltin dhe për ta sanuar”, ka thënë Haliti.

Nga ana tjetër rruga edhe të shtunën vazhdon të mbetet e dëmtuar. Janë qytetarët ata të cilët në portalin informativ Titulli.com kanë paraqitur sërish rastin, i cili sipas tyre po neglizhohet, edhe pse paraqet rrezik për qytetarët.

“Thanë se do ta rregullojnë dhe asgjë, ajo edhe ma tepër po dëmtohet”, shprehet qytetari me anonimitet.

Asfalti në këtë pjesë të rrugës është shembur më 12 prill, gjatë kohës që një banor po kalonte me veturën e tij.

Sipas kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Turi, Shefket Ibishi, deri te shembja e asfaltit ka ardh pasi që në këtë pjesë të rrugës gypat e ujërave të zeza janë në një thellësi të madhe.

“Kanalizimi është i thellë këtu dhe ekziston rreziku”, shprehet Ibishi, i cili nënvizon se shtypja e materialit fillestar në këtë pjesë të kanalizimit nuk ka qenë sa duhet, andaj edhe asfalti ka rrëshqitur.

Rrugët në fshatin Turi u asfaltuan më 21 korrik të vitit të kaluar. Shtruarja me asfalt në këtë vendbanim pat nxitur protesta të qytetarëve, pasi sipas tyre, në fillim ishte planifikuar asfaltim i pjesshëm i rrugëve të fshatit./Titulli.com/

 

>>Turia bllokon punimet: Ose krejt rrugën ose asnjë centimetër asfalt! (foto)

Tupalla, qendër e shqiptarëve të Luginës (Foto)
Historia e Luginës në shifra e fakte (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration