Delegacioni nga komuna vëzhgon zbatimin e punimeve në Preshevë (foto)
Lokale

Delegacioni nga komuna vëzhgon zbatimin e punimeve në Preshevë (foto)

09.Jul.2014 21:32
0

Udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës kanë vizituar dy projektet që janë në realizim.

Kryetari Ragmi Mustafa nga afër ka parë punët që po bëhen në rekonstruimin e nyjeve sanitare dhe vendin ku po realizohet projekti i parë për nevojat e zonës industriale në Çukarkë.

Delegacioni i komunës së Preshevës, i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ka vizituar shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë aty ku po bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare.

Projekt ky me planin investiv në fushën e zhvillimit dhe rregullimit të infrastrukturës më të mirë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Preshevës.

Kryetari Mustafa tha se ky është projekti i dytë në shkollën e mesme teknike që po realizohet, pasi më parë ka filluar edhe rekonstruimi i sallës së edukatës fizike, raporton Titulli.

Edhe drejtori i shkollës së mesme teknike ka falënderuar pushtetin lokal për këtë investim, duke vlerësuar se këto lloje të investimeve ngrisin cilësinë e pastërtisë në shkollë dhe kushtet do të jenë edhe më të mira.

Ky projekt është duke u bashkëfinancuar me Trupin Koordinues, kurse vlera e projektit është 2.7 milion dinarë.

Vizitën kryetari Mustafa  e ka vazhduar në vendin ku po realizohet projekti i parë për nevojat e zonës industriale, që lidhë pikat nga Stacioni Hekurudhorë deri në parcelat kadastrave të Zonës industriale në Çukarkë.

Gjatësia e kësaj rruge është 1.100 metër e kontraktuar me kompaninë Saba Bellça.

Mustafa bëri të ditur se kostoja e këtij projekti 14 milion dinarë është dukshëm më e ulët në krahasim me rrugët tjera në komunën e Preshevës./Titulli.com/

"‹" Shtegtarët e Lirë "arrijnë në Belgjikë
Bursa shkollimi për femra në Turqi, të paraqiten të interesuaret nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration