Halimi: Takimi i deputetëve Kosovë-Serbi, dallime të theksuara
Lokale

Halimi: Takimi i deputetëve Kosovë-Serbi, dallime të theksuara

27.Apr.2015 16:23
0

Në Beograd të shtunën, 25 prill, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën ”Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve” të organizuar nga Këshilli për Qeverisje Inkluzive nga SHBA dhe i përkrahur nga Qeveria e Zvicrës.

Në tryezën e rrumbullakët të moderuar nga Alex Roinishvilli Grigorev, pos parlamentarëve nga Kosova dhe Serbia morën pjesë edhe Zëvendëskryetarja e Parlamentit zviceran, Christa Markëelder dhe Ambasadori i Zvicrës, Jean-Daniel Ruch.

Përmes një deklarate me shkrim, deputeti popullor, Riza Halimi, thotë se në debatin shumë dinamik, ku paraqiteshin qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me statusin shtetëror të Kosovës, megjithatë u paraqitën edhe interesimet për shpejtimin e normalizimit të marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe. Në këtë kontekst u paraqitën, gjithashtu me dallime të theksuara, edhe çështjet e Serbëve në Kosovë dhe Shqiptarëve në Serbi.

Halimi thotë se u potencua posaçërisht domosdoshmëria e zgjidhjes së problemeve të nostrifikimit të diplomave Universitare të Kosovës, teksteve mësimore për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, të sigurimit të qarkullimit të lirë,të integrimit të Shqiptarëve në organet shtetërore në Serbi si dhe të problemit alarmant të pasivizimit të shqiptarëve në evidencat civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Titulli.com/

Behluli: Shteti po pengon shqiptarët në proceset e privatizimit, nuk guxojmë më të heshtim
Mini-kriza në KKSH!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration