Shoqëria Kulturo-Artistike "Medvegja" po ruan identitetin shqiptar në Zvicër
Lokale

Shoqëria Kulturo-Artistike "Medvegja" po ruan identitetin shqiptar në Zvicër

27.Apr.2015 11:46
0
Me ftesë të Sindikatës UNIA të Valisit, Shoqëria Kulturo-Artistike «Medvegja» u prezantua në mbrëmjen tradicionale, që u mbajt të shtunën mbrëma, në sallën Polyvalante Collonges (Valais)

Paraqitja e valltarëve të Shoqërisë Kulturo-Artistike «Medvegja» ka qenë ajo që e ka kurorëzuar mbrëmjen e UNIA-s. Nën udhëheqjen artistike të Musa Nezirit dhe zëvendëses së tij Valbona Neziri – me dhjetëra valltarë të të gjitha moshave, të drejtuara nga shkëlqimi i më të rejave anëtare 4-vjeçare Yllka Thaçi dhe Lona Hisenit, ata kanë shpalosur bukurinë e valles shqiptare të të gjitha trojeve, me kostumet e larmishme dhe me lëvizjet, herë elegante, e herë të fuqishme e të rrëmbyera.

Impresionuese ishte para së gjithash paraqitja e grupit të fëmijëve – ardhmërisë së Shoqërisë Kulturo-Artistike «Medvegja», të cilët e dhanë më të mirën për anëtarët e devotshëm të UNIA-s.

Kostumet, ngjyrat, ekspresiviteti, plastika e zhdërvjelltë, janë elemente, falë të cilave emocioni i grupit të shoqërisë merr rol të veçantë, duke e madhështuar mbrëmjen, të cilën do ta mbajnë mend gjatë të pranishmit. Them se emocioni është ajo që duhet veçuar në vallet shqiptare dhe shoqëria edhe kësaj radhe ia doli, thotë udhëheqësi i saj artistik, Musë Neziri.

I pari në skenë u ftua kryetari i SHH «Medvegja», Zenel Neziri, i cili befasisht iu drejtua të pranishmëve me një përshëndetje në gjuhën shqipe, duke nxitur duartrokitje frenetike, për të shtuar: «Jemi krenarë për brezin e ri, meqë në të gjitha aspektet po dëshmon që integrim nuk domethënë asimilim, përkundrazi e ka vetëm një domethënie – ruajtjen e identitetit tonë, ngase pa identitet nuk ka as dinjitet, e as diversitet.

Rinia jonë, edhe nëpërmjet angazhimeve kulturore, duke mos harruar dhe kultivuar traditat të folklorit burimor kombëtar, dëshmon integrimin dhe vazhdon drejt caqeve më të larta artistike në fushën e artit burimor e artistik shqiptar.

Me paraqitjet dhe koncertet tona kemi për qëllim që bashkatdhetarëve tanë dhe artdashësve të shumtë vendas, miqve tanë zviceranë, t’u afrojmë kënaqësi dhe mundësinë për njohjen e kulturës dhe të traditës tonë kombëtare.

Kulturat e ndryshme këtu në Zvicër veprojnë lirshëm, ndërsa krijimi i lidhjeve shpirtërore me artdashësit vendas dhe përjetimi i lidhjeve shpirtërore ndërmjet kulturave të ndryshme në shtetin e Zvicrës është preokupim dhe obligim i shoqatës sonë, që po e përmbushim me përkushtimin më të madh të të gjithë anëtarëve të shoqërisë sonë kulturo-artistike».

Në fund të programit, sindikalistët shtruan darkë për gjithë Shoqërinë Kulturo-Artistike «Medvegja» dhe për një pjesë të Kryesisë së shoqatës. Shoqata «Medvegja», e shoqëruar edhe me pjesën e saj më vitale, e vazhdon rrugën e sukseseve dhe dëshmon misionin e lartë humanitar – ndihmë vendlindjes, por edhe përkushtim për gjeneratat që ta kultivojnë dashurinë për Medvegjën dhe ruajtjen e vlerave më të larta kombëtare./foto S.Neziri/llh/dialogplus/

Qendra për Arsim në Preshevë, vizitë studimore në Kosovë (Foto)
Behluli: Shteti po pengon shqiptarët në proceset e privatizimit, nuk guxojmë më të heshtim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration