Qendra për Arsim në Preshevë, vizitë studimore në Kosovë (Foto)
Lokale

Qendra për Arsim në Preshevë, vizitë studimore në Kosovë (Foto)

27.Apr.2015 01:45
0
Qendra për Arsim në Preshevë (CFE), në vazhdën e aktiviteteve të saja ka realizuar vizitë studimore në Prishtinë dhe Ferizaj për ekipin e saj dhe nxënësit e kursit të gjuhës angleze.

Sipas kumtesës dërguar portalit informativ Titulli.com, nga dita e shtunë, 25 prill, Qendra për Arsim në Preshevë ka vizituar mediumim publik Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Gjatë qëndrimit në ambientet e këtij mediumi, CFE thotë se nxënësit kanë përjetuar emocione pozitive.

“Gjithashtu, nxënësit tanë morën pjesë si mysafir nderi në emisionin  “123 Fillo” i cili do të transmetohet ditëve në vijim. Në  qytetin e Ferizajit vizituam shkollën private të gjuhëve të huaja – ELS Lind@star, ku u pritëm ngrohtësisht nga ekipi menaxhues i kësaj shkolle. Aty bëmë marrëveshje bashkëpunimi dhe arritëm t’i konkretizojmë projektet lidhur me aktivitetet e përbashkëta”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Arsim në Preshevë.

CFE nënvizon se më këtë rast janë njoftuar me tekstet më bashkëkohore për mësimin e gjuhëve të huaja si dhe vizitat dhe ekskursionet nëpër vendet e rajonit, e posaçërisht në vendet ku flitet gjuha angleze.

Kjo qendër ka vizituar edhe disa institucione e ambiente me karakter historik e arsimor. “Vizita të tilla priten të realizohen edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Arsim në Preshevë. /Titulli.com/

Partia Republikane në Bujanoc formon Forumin Rinor
Shoqëria Kulturo-Artistike "Medvegja" po ruan identitetin shqiptar në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration