Partia Republikane në Bujanoc formon Forumin Rinor
Lokale

Partia Republikane në Bujanoc formon Forumin Rinor

26.Apr.2015 21:09
0

Në orët e pas ditës së të dielës, në zyrën e Partisë Republikane (PR), në Bujanoc, u formua Forumi Rinor i kësaj partie.

Takimin e Forumit Rinor, e konsideroi të hapur kryetari i Partisë Republikane për rajonin e Luginës së Preshevës, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i kësaj partie në nivel republike.

Zotëri Ramadani, në fillim i njoftoi të rinjtë republikanë, për rolin dhe rëndësinë, që ka kjo parti për avancimin dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, duke u fokusuar në të drejtat e shqiptarëve si komunitet në këtë shtet shumetnik.

Pjesa e dytë e këtij takimi kishte karakter zgjedhor.

"Rinia republikane zgjodhi Forumin Rinor, duke e emëruar për kryetar Valon Ismailin, pastaj për nënkryetar Lulzim Beqirin dhe për sekretar Leon Kastratin dhe arkëtar Behar Rexhepi. Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Republikane përbëhet prej 15 anëtarësh, të cilët kryesisht janë studentë të dalluar dhe solid nëpër Universitet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë", thuhet në kumtesën e PR-së.

Shërbimi për Informim i Partisë Republikane, bën të ditur se së shpejti do të formohet edhe Forumi i Gruas, në kudër të kësaj partie, e cila në statutin dhe programin e saj e ka konceptin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve pa dallime përkatësie kombëtare në Serbi, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani. /Titulli.com/

Nxënësit e Luginës do të mësojnë me tekste shqip nga Kosova
Qendra për Arsim në Preshevë, vizitë studimore në Kosovë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration