"Partitë në pushtet, joserioze ndaj Kosovës dhe Shqipërisë" (Video)
Lokale

"Partitë në pushtet, joserioze ndaj Kosovës dhe Shqipërisë" (Video)

25.Apr.2015 16:40
0
"Çfarë po bënë Shqipëria dhe Kosova për Luginën?", ka qenë tema e cila është trajtuar të premten në mbrëmje në emisionin e rregullt javor të televizionit Spektri.

Rreth kësaj çështjeje kanë diskutuar, Nehat Aliu, sekretar i Degës së PVD-së në Bujanoc dhe Enkel Rexhepi nga shoqëria civile, përkatësisht Këshilli për të Drejtat e Njeriut-KDNJ, ndërsa përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet,  në Bujanoc, edhe pse të ftuar kanë munguar në studion televizive.

Gjatë elaborimit të temave që ndërlidhen me raportet Shqipëri-Kosovë kundrejt Luginës, Aliu dhe Rexhepi kanë potencuar mungesën e një Plani Strategjik për veprim të përbashkët i cili do të kontribuonte në avancimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.

Për të ardhur deri tek një veprim  i tillë, bashkëbiseduesit kanë theksuar në radhë të parë nevojën e unifikimit të faktorit politik në Luginë. Ata kanë kritikuar qasjen e deritanishme të këtij faktori duke e cilësuar si joserioze, sidomos të partive në pushtet të cilëve edhe i’u është m’veshur barra e një përgjegjësie më të madhe.

“Ky joseriozitet është edhe pasojë e mos angazhimit adekuat të  qeverive në Tiranë edhe në Prishtinë ndaj Luginës”, është thënë në emision.

Nehat Aliu nga PVD dhe Enkel Rexhepi nga KDNJ kanë ripërsëritur disa herë se është momenti i fundit që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin masa rigoroze ndaj liderëve politik në Luginë, ngjashëm sikurse qeveria serbe me listën “Srpska” në Kosovë.

Gjatë këtij emisioni, autori i tij, Jeton Ismaili, ka kritikuar mungesën e partive shqiptare që janë pjesë e pushtetit  lokal të Bujanocit.

“ Kjo nuk është hera e parë, këto parti munguan edhe në emisionin ku u diskutuan çështje të rëndësishme për emërtimin e rrugëve dhe përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, ndërsa e lanë në gjysmë emisionin kushtuar integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Askush nuk e ka obligim ligjor pjesëmarrjen në ndonjë emision, por  ku është përgjegjësia morale, elektorale, politike dhe transparenca e partive në pushtet. Mos vallë edhe po tentohet të fshihet diçka?”, ka pyetur  Ismaili, duke i’a lënë shikuesve që vetë të nxjerrin konkludimin. /Titulli.com/

Emisionin e plotë të titulluar “Çfarë po bënë Shqipëria dhe Kosova për Luginën ?” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

VIDEO

Fundjava me kolona në Konçul
Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare, aktivitet e viteve 1841-1845
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration