Zihen në të "zezë" 62 punëtorë në Bujanoc
Lokale

Zihen në të "zezë" 62 punëtorë në Bujanoc

24.Apr.2015 10:55
0
Ministria për Punë dhe Punësim e Serbisë ka njoftuar të enjten se Inspektorati i punës në një fabrikë prodhimi në Bujanoc ka zbuluar 62 persona që punonin "në të zezë", mirëpo nuk ka dhënë detaje se për cilën ndërmarrje bëhet fjalë.

Siç nënvizohet në kumtesë, me rastin e kontrollimit që ka kryer inspektorati më 22 prill, është vërtetuar se punëdhënësi me këta punëtorë nuk ka lidhur kontratë pune si dhe nuk ka paraqitur kërkesë për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Para fillimit të monitorimit, gjatë inspektimit në bazën Qendrore të të dhënave unike të sigurimit social, inspektorët kanë ardh në përfundim se ky punëdhënës ka paraqitur kërkesa për sigurim të detyrueshëm social për 23 punëtorë.

Gjatë kontrollimit, është konfirmuar se 23 personat e paraqitur janë punëtorë administrativ në selinë e punëdhënësit, derisa 62 persona të tjerë që janë gjet duke punuar “në të zezë” ishin të angazhuar në prodhim, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Punësimit, transmeton Titulli.com.

Mëtej, nënvizohet se për shkak të shkeljeve të vërtetuara, Inspektorët e punës kanë dorëzuar kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje duke lëshuar edhe një urdhër.

Gjatë monitorimit, punëdhënësi ka deklaruar se do të dorëzojë kërkesat për sigurim të detyrueshëm social për të gjithë të punësuarit, dhe se dëshminë për këtë do t’ia paraqesë Inspeksionit të punës, të premten, 24 prill, përfundon kumtesa e Ministrisë./Titulli.com/

Ministria vendosë: Materniteti hapet së shpejti në Preshevë, ky është numri i të punësuarve
KKSH, shkollave: Përgatituni për provime, parandaloni kopjimin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration