Ministria vendosë: Materniteti hapet së shpejti në Preshevë, ky është numri i të punësuarve
Lokale

Ministria vendosë: Materniteti hapet së shpejti në Preshevë, ky është numri i të punësuarve

23.Apr.2015 23:11
0
Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për nisjes e punës në paralelen e jashtëspitalore të maternitetit në Preshevë, është lejuar pranimi i dy mjekëve gjinekolog dhe dhjetë motrave medicinale, me çka janë krijuar kushtet për fillimin e punës së maternitetit, i cili do të vendoset në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

„Presim që deri në fund të muajit maj t’a hapim paralelen e maternitetit dhe në këtë mënyrë pas shumë viteve të sigurojmë këtë lloj të shërbimit medicinal, sepse deri më tani kryesisht shqiptaret nga Presheva ka udhëtuar për lindje në Spitalin e Përgjithshëm të Vrajës“, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës për gazetën danas.

Ndërtimi i paraleles së maternitetit në Preshevë, ka filluar para dy viteve, me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vlerë prej rreth 20 milionë dinarë, ndërsa këtë reparti gjinekologjik me pajisjet më moderne e kanë ndihmuar donatorët e huaj./Titulli.com/

Zyrtarizohen përfaqësuesit e partisë republikane në Bujanoc dhe Preshevë
Zihen në të "zezë" 62 punëtorë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration