Zyrtarizohen përfaqësuesit e partisë republikane në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Zyrtarizohen përfaqësuesit e partisë republikane në Bujanoc dhe Preshevë

23.Apr.2015 17:21
0
Për dy ditë rresht, zyrtarët e lartë të Partisë Republikane, me seli në Sentë të Vojvodinës, qëndruan për një vizitë me karakter pune, në degët e saj në Bujanoc dhe Preshevë. Gjatë kësaj vizite, ata patën rastin të njihen për së afërmi me problemet me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Serbi, e posaçërisht në rajonin e Luginës së Preshevës, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PR në Bujanoc.

Sipas këtij njoftimi Nikolla Eriq, drejtor politik i Partisë Republikane nga Beogradi, i njoftoi përfaqësuesit e kësaj partie Avdil Ramadani (Bujanoc) dhe Driton Ajeti (Preshevë) për objektivat partisë dhe misionin e saj për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat po ballafaqohen pakicat kombëtare në Serbi, e me theks të veçantë të shqiptarëve si komunitet.

Një nga problemet parësore, që u shtruan gjatë kësaj vizite dyditore ishte shlyerja e shqiptarëve nga evidenca civile si dhe niveli i lartë i papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik në këtë rajon.

“Zyrtarët e kësaj partie nga Beogradi u zotuan se këto probleme do të shtrohen në selinë e partisë dhe do të merren masa për tejkalimin e tyre. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u bisedua për mundësinë e realizimit të pilot-projekteve në fushën e bujqësisë, në mënyrë që të krijohen standarde për një jetë më të mirë nga këto hapësira. Republikanët për t’i kundërshtuar dukuritë diskriminuese ndaj pakicave do të reagojnë si parti nga Senta e deri në Preshevë”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Në fund, Nikolla Eriq, drejtor politik i Partisë Republikane e bëri publike zyrtarizimin e nënkryetarit të kësaj partie, Avdil Ramadanit, i cili do të jetë njeriu i dytë pas kryetarit Nikolla Sandulloviq në nivel republike, njofton shërbimi për informim i degës së Partisë Republikane, në Bujanoc. /Titulli.com/

16 vite pas, ja cili ishte plani i ushtrisë Jugosllave për Tërnocin?! (Audio)
Ministria vendosë: Materniteti hapet së shpejti në Preshevë, ky është numri i të punësuarve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration