16 vite pas, ja cili ishte plani i ushtrisë Jugosllave për Tërnocin?! (Audio)
Lokale

16 vite pas, ja cili ishte plani i ushtrisë Jugosllave për Tërnocin?! (Audio)

23.Apr.2015 13:15
0

Në 16 vjetorin e nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë e tyre, ushtria e atëhershme Jugosllave, veç përgatitjes për bastisje dhe marrje të pasurisë, kishte edhe planin B.

Kjo ditë e rëndë e 23 prillit të vitit 1999, në kohën e Luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, kujton edhe njëherë situatën në të cilën u gjendën banorët e Tërnocit, të përzënë nga vatrat e tyre, e të stacionuar buzë malit, e lumit të këtij vendbanimi.

Të rrethuar me ushtarë të armatosur, fëmijë, gra, pleq e të rinj pritnin pushkatimin.

Kanë kaluar 16 vite nga dëbimi i tërnocasve nga shtëpitë e tyre drejt murit të parë, në dalje të këtij vednanimi, në rrugën që sot shpie për në fshatin e Malësisë së Bujanocit, Breznicë.

Personi që pati barrën më të madhe në atë kohë, këtë ditë e përkujton si më të rëndën në jetën e tij.

“Ishte një ditë zie për tërnocasit dhe Luginën e Preshevës. Në këtë mënyrë forcat serbe kanë tentuar që të bëjnë një presion të madh tek tërnocasit me qëllim shpërnguljen nga vendbanimet e tyre”, tha në prononcimin e tij për portalin informativ Titulli.com, Galip Beqiri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, në kohën kur qytetarët u dëbuan me dhunë.

Ai pas këtyre viteve të kaluara, thotë se plani veç vjedhjes së pasurisë, por ndoshhta edhe likuidimit, ishte edhe vënia e flakës fshatit më të madh shqiptar në Luginë të Preshevës.

Madje, nënvizon se dy ushtarakët, komandanti i kazermës së Bujanocit, Vidoje Millosheviq si dhe gjenerali i ushtrisë Jugosllave Nikolliq, i kanë thënë ish kryetarit Beqiri që duhet të lëshojnë Tërnocin në drejtim të Kumanovës, në Maqedoni.

“Kishte zëra se do ta dhezin fshatin, ta shfrytëzojnë pronën dhe pasurinë e qytetarëve. Në qoftë se atë ditë Tërnoci do të shpërngulej për në Kumanovë, siç na thoshte komandanti Nikolliqi, "jeni të lirë mund të niseni për Kumanovë dhe forcat serbe do të ju përcjellin deri në kufi dhe nuk do të ju gjejë asgjë", atëherë e tërë Lugina do të shpërngulej”, i tha Titullit ish kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Galip Beqiri.

Sipas tij, Tërnoci ka luajtur një rol vendimtar dhe historik së bashku me banorët dhe udhëheqësinë e fshatit, “jo vetëm që me mos shpërngulje kanë ruajtur Tërnocin, por njëherit edhe tërë Luginën e Preshevës”.

“Eksperimenti” i radhës në këtë fshat erdhi një ditë më pas, më 24 prill të vitit 1999, ku mbi 150 të rinj kishin ftesa nga ushtria për t’u paraqitur për mobilizim.

“Dita e dytë që ka qenë edhe më e keqe, është dita e mobilizimit të të rinjve shqiptarë me qëllim provokimin e radhës nga shteti, por edhe atij provokimi me maturi nga Bashkësia Lokale, udhëheqësia e fshatit si dhe qytetarët, e kanë tejkaluar, por edhe fal angazhimit, tërnocasit sot gjenden në vendbanimet e tyre”, përfundoi Beqiri.

Duhet theksuar se vitin e kaluar, në vendin ku u grumbulluan mëse 6 mijë banorët e dëbuar shqiptarë të këtij vendbanimi, nga Bashkësia Lokale është vendosur një pllakë në përkujtim të kësaj ngjarje historike në komunë të Bujanocit, ndërsa sot kur mbushen 16 vite nga dëbimi nuk kemi asnjë organizim nga institucionet lokale në përkujtim të këtij eksodi. /Titulli.com/

 

 

 

 

Presheva pjesë e lëvizjes dhe kujtesës gjithëshqiptare
Zyrtarizohen përfaqësuesit e partisë republikane në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration