Breznica përkujton dy dëshmorët e saj
Lokale

Breznica përkujton dy dëshmorët e saj

21.Apr.2015 20:52
0
Në fshatin Breznicë të Malësisë së Bujanocit, të martën janë përkujtuar dy dëshmorët, pjesëtarët e UÇPMB-së.

Në pesëmbëdhjetë vjetorin e rënies së Enver Bajramit dhe Sherif Januzit, në prezencë të dhjetëra qytetarëve u përkujtua edhe njëherë vepra e dy breznicasve, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Në banesën e tyre të fundit, tek varrezat e dëshmorëve, pranë lapidarit të tyre, rreth historikut të Enver Bajramit e Sherif Januzit, nga Këshilli organizativ elaboroi Shpend Xhelili, i cili ndër të tjera tha se “dy djemtë tanë ranë heroikisht për të mbrojtur idealin kombëtar, për të çliruar tokat shqiptare”, raporton Titulli.com.

Për veprën e dëshmorëve foli edhe zëvendëskryetari i Bashkësisë Lokale të Breznicës Arif Arifi, ndërsa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Afrim Agushi, tha se “në ditën e sotme, pas 15 viteve, duke iu kundërvër forcave paramilitare serbe, ranë dëshmorë Sherif Januzi dhe Enver Bajrami”.

Të pranishmit në këtë organizim i përshëndetën edhe pjesëtarët e familjes së dëshmorëve.

Dy pjesëtarët e UÇPMB-së ranë dëshmorë më 21 prill të vitit 2000./Titulli.com/

Shfrytëzo rastin, legalizo ose dorëzo armën (Foto & Video)
Rexha, i paharruar! (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration