Shfrytëzo rastin, legalizo ose dorëzo armën (Foto & Video)
Lokale

Shfrytëzo rastin, legalizo ose dorëzo armën (Foto & Video)

21.Apr.2015 14:24
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës së Serbisë, stacioni policor në Bujanoc, të martën morën një aksion për të njoftuar qytetarët rreth legalizimit të armëve të cilat i posedojnë pa leje përkatëse.

Pjesëtarët e këtij stacion, në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, kanë promovuar legalizimin ligjor të armëve duke shpërndarë material propagandues.

Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Bujanoc, Enver Sulejmani, një në prononcim për portalin informativ Titulli.com, tha se ky aksion ka si qëllim njoftimin e popullatës, pasi deri më sot aksionit për legalizimin e armëve i është përgjigjur një numër i vogël.

“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin që në të ardhmen të mos kenë probleme me ligjin dhe armët të cilat janë në posedim ilegal të legalizohen në mënyrë ligjore”, u shpreh zëvendëskomandanti Enver Sulejmani. 

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Serbisë nga 4 marsi i këtij viti dhe për tre muaj në vazhdim do të bëjë legalizimin ligjor të armëve. 

Përmes kësaj amnistie, pronarët e armëve (personat fizikë apo juridik) mund të dorëzojnë çdo lloj të armatimit dhe municionit në departamentin më të afërt policorë, respektivisht stacion policor, pa treguar prejardhjen e armës apo municionit, dhe nuk do të përgjigjet për armëmbajtje pa leje e as blerje të saj.

Gjatë legalizimit ligjor, personat fizik dhe juridik poashtu mund të regjistrojnë armën për siguri personale (pistoletë apo revolver), armë gjahu (pushkë dhe karabinë) dhe armë sportive (pistoleta të kalibrit të vogël dhe revole, pushkë të kalibrit të vogël si dhe armë ajrore) për të cilat nuk kanë leje nga Ministria e Punëve të Brendshme. /Titulli.com/

VIDEO

 
 
 
Integrimet evropiane, temë e diskutimit në Preshevë (foto)
Breznica përkujton dy dëshmorët e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration