Stankoviq-Franken: Në 2014-n numri i azilkërkuesve nga Lugina në rënie
Lokale

Stankoviq-Franken: Në 2014-n numri i azilkërkuesve nga Lugina në rënie

20.Apr.2015 23:53
0
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të hënën është takuar me Teo Franken, sekretarin shtetëror për azil dhe emigrim në Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.

Në takimin i cili zgjati rreth një orë është biseduar rreth çështjes së emigrantëve dhe është konstatuar se numri i emigrantëve nga jugu i Serbisë të cilët kanë kërkuar azil politik në vendet e Evropës Perëndimore jashtëzakonisht ka rënë në vitin 2014.

Me këtë rast Stankoviq ka theksuar se Trupi Koordinues dhe Qeveria e Republikës së  Serbisë bëjnë përpjekje që ekonomikisht t`i forcojnë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në mënyrë që t`i mundësohet banorëve të këtyre komunave kushte më të mira për jetë dhe punë.

Sipas njoftimin në faqen zyrtare të Trupit Koordinues, kryetari i këtij organi shtetëror ka thënë se fokusi i Qeverisë së Serbisë është pikërisht në forcimin e potencialeve ekonomike të jugut të Serbisë, zonë e cila bien në rendin e zonave më të pazhvilluara.

Stankoviq në vazhdimin e bisedës ka cekur njërin nga projektet të cilin në emër të Qeverisë e realizon Trupi Koordinues përmes ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nga këto komuna, transmeton Titulli.com.

Sekretari shtetëror për azil dhe emigrim në këtë takim ka vlerësuar se Serbia është shtet stabil dhe demokratik. Franken ka shprehur qëndrimin se për këtë arsye nuk është e justifikueshme që të kërkohet azil politik në vendet e Evropës Perëndimore.

Stankoviq dhe Franken janë dakorduar që të vazhdojnë të punojnë në parandalimin kur është fjala për kërkesat për azil politik nga ana qytetarëve të Serbisë nga këto komuna.

Bashkëbiseduesit kanë përfunduar se është e nevojshme të vazhdohet dërgesa e porosisë në mënyrë që të kuptohet se Serbia është shtet stabil dhe demokratik, shtet i cili respekton të drejtat e qytetarëve të vet. /Titulli.com/

Ndeshje futbolli në kujtim të Rexhës
Integrimet evropiane, temë e diskutimit në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration