KKSH, pas Beogradit në Novi Sad për avancimin e ligjit për pakicat (foto)
Lokale

KKSH, pas Beogradit në Novi Sad për avancimin e ligjit për pakicat (foto)

08.Jul.2014 22:52
0

Kryetari  i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri të mërkurën morri pjesë në konferencën e Novi Sadit për të drejtat e pakicave.

“Diskutimet që u zhvilluan në këtë konferencë kishin për qëllim avancimin e ligjit për pakicat në Serbi, që përshinë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, i tha portalit informativ Titulli, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri.

Në konferencën që u mbajt në Novi Sad përveç përfaqësuesve nga Këshilli Kombëtar Shqiptar morën pjesë edhe përfaqësues të pakicave tjera që jetojnë në Serbi, zyrtarë shtetëror, përfaqësues të Kuvendit të Serbisë, të korit diplomatik, avokati i popullit si dhe shoqëria civile.

Vlen theksuar se gjatë ditës së martë KKSH me përfaqësuesit e saj mori pjesë në takimin e Beogradit ku u diskutua për përmirësimin e arsimit në gjuhën e pakicave si dhe teksteve mësimore./Titulli.com/

***********************************************************************************************************************************************************

Beograd: Arsimi në gjuhën e pakicave, pjesëmarrës edhe përfaqësues të KKSH-së

Në zyrat e pakicave në Beograd në prezencë edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, të martën është mbajt takim ku në qendër të diskutimeve ishte përmirësimi arsimit në gjuhën e pakicave.

Në këtë takim ku u bisedua edhe për tekstet mësimore të pakicave në Serbi, përfshirë edhe të shqiptarëve në Luginë, mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri.

Beqiri në një prononcim për portalin informativ Titulli konfirmoi pjesëmarrjen e tij duke shpresuar se takimi i sotëm kushtuar arsimit në gjuhën e pakicave dhe teksteve mësimore të japë rezultate konkrete.

Në këtë mbledhje me përfaqësues të pakicave tjera që jetojnë në vend morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Serbisë./Titulli.com/ 

Aksident në hyrje të fshatit Tërnoc (foto)
"‹" Shtegtarët e Lirë "arrijnë në Belgjikë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration