"Mediat profesionale në gjuhët e pakicave janë të nevojshme" (Audio)
Lokale

"Mediat profesionale në gjuhët e pakicave janë të nevojshme" (Audio)

18.Apr.2015 21:41
0

Ka përmbyllur punimet konferenca dyditore “Gjuhët digjitale të së ardhmes”, kushtuar perspektivës së raportimit në gjuhët e pakicave në Serbi.

Në konferencën që u mbajt në Novi Sad e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe Radio Televizioni i Vojvodinës, pjesëmarrës ishin më shumë se njëqind gazetarë vendor dhe të huaj, ekspert nga fusha e medias, anëtarë të Këshillave kombëtare të pakicave si dhe autoritetet relevante republikane dhe krahinore.

Të premten, në ditën e fundit të konferencës, në fjalimin përmbyllës që e mbajti zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Michael Uyehara, tha se organizata të cilën e përfaqëson angazhohet në mbrojtjen dhe avancimi e të drejtave të mediave, posaçërisht të pakicave kombëtare.

“Mediat moderne dhe profesionale në gjuhët e pakicave kombëtare janë instrumente të nevojshme për ruajtjen e identitetit kulturor të pakicave kombëtare, platformë për dialog publik si dhe përfshirjen demokratike në bashkësi. Në kohën kur mjedisi medial shumë shpejt po ndryshon, e rëndësisë së veçantë është që të formohen kushtet në mënyrë që mediat që ekzistojnë në gjuhën e pakicave, të mbijetojnë, dhe kështu të vazhdojnë zhvillimin”, tha ndër të tjera zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Michael Uyehara, raporton Titulli.com.

Në ditën e dytë të konferencës, panelist ishin përfaqësuesit e disa Këshillave kombëtare të pakicave.

Olgica Veliçkova nga Këshilli Kombëtar Bullgar duke folur për fushën e informimit, nënvizoi se ky organ nuk ka mjete për hapjen e një mediumi elektronik si radio apo televizion, pasi me fondet që kanë mezi arrijnë të botojnë revistën mujore, “Bratsvo”.

Dy përfaqësuesit tjerë Daniel Marcen nga Këshilli Kombëtar Rumun, si dhe Hajnal Jene nga ai Hungarez nuk kishin këtë problematikë, pasi programi i tyre informativ shkonte në kuadër të Televizionit publik të Vojvodinës.

Norbert Shinkoviq, korrespodent i Radio Evropa e Lirë, panelist në konferencë, theksoi se këto media duhet të punojnë në mënyrë profesionale, pasi siç tha “ka pasivitet, nganjëherë mungon objektiviteti, tonet kritike kundrejt funksionarëve publik, etj.

Duhet theksuar se në ditën e parë të konferencës me fjalimet e tyre morën pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Informimit të Serbisë, Sasha Mirkoviq, Gordana Jankoviq, shefe e departamentit për media e misionit të OSBE-së në Beograd, Drejtori gjeneral i Radio Televizionit Vojvodina, Srgjan Mihajloviq, kryeredaktor i Radio Beogradit Gjorgje Vlajiq, si dhe drejtori i Radio Novi Sadit, Jozhef Klem.

Në pjesën e panelit ku u paraqitën modelet inspiruese të mediave të pakicave, prezantuan Erol Oneroglu nga Turqia “Bianet.org”, nga Lugina e Preshevë (Serbia) Argjent Goga kryeredaktor i portalit informativ “Titulli.com” si dhe nga Sllovenia Lionela Pauzin RTV “Kopar”.

Konferenca “Gjuhët digjitale të së ardhmes”, e mbajtur në hapësirat e Radio Televizionit Vojvodina, sipas pjesëmarrësve ka qenë i susksesshëm, duke mundësuar qartësimin e pozitës së mediave të pakicave dhe rrugëtimin që ato duhet të bëjnë në kohën e digjitalizimit./Titulli.com/

 

 

Lexo poashtu:

>>“Gjuhët digjitale të së ardhmes”, Titulli raporton për gjendjen në Luginë (Foto)

"Vatra": As Bujanoci e as Prishtina nuk janë angazhuar seriozisht për Malësinë (Video)
Halit Azemi "konfrontohet" me EULEX-in për rastin e Dobrosinit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration