3,5 milionë euro për projekte në infrastrukturorë, përfshihet edhe Lugina e Preshevës (Foto)
Lokale

3,5 milionë euro për projekte në infrastrukturorë, përfshihet edhe Lugina e Preshevës (Foto)

18.Apr.2015 11:12
0

Është hapur ftesa për dorëzimin e propozimeve të shkurtëra të projekteve për infrastrukturë lokale në 34 komuna në juglindje dhe jugperëndim të Serbisë, përfshirë këtu edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, për çka Bashkimi Evropian ka ndarë 3,5 milion euro.

Përzgjedhja dhe kontraktimi i projekteve do të bëhet nëpërmes Sektorit për kontraktim dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkimit Evropian pranë Ministrisë së financave të Qeverisë së Serbisë, ndërsa në kuadër të programit PROGRES-i Evropian. Ftesa do të jetë e hapur deri më datën 28 prill të vitit 2015.

Në kuadër të shumës së përgjithshme prej 3,5 milion euro, do të financohen projektet të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe projektet të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.

Në kategorinë e parë do të bëjnë pjesë projektet e infrastrukturës sociale, siç janë ndërtimi dhe meremetimi i shkollave, institucioneve parashkollore, objekteve sportive, projektet e infrastrukturës komunale siç janë ujësjellësit dhe sistemet e kanalizimit etj. Vlera e projektit individual në këtë kategori do të sillet brenda 100.000-200.000 euro me bashkëfinancim të domosdoshëm nga ana e komunës në shumë prej 10-49%.

Në kategorinë e dytë do të bëjnë pjesë projektet vlera e së cilëve individualisht do të sillet brenda 100.000-300.000 euro, me bashkëfinancim shtesë nga komuna nga 10-49% që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të reja etj.

Të drejtë për të aplikuar me projekte do të kenë 34 komunat që janë pjesë e programit PROGRES EU, ku merr pjesë edhe komuna e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. /Titulli.com/

 

Për më shumë informacione, kliko KËTU

 

 

Arifi: Kryetari Haziri dhe "Vatra" po i mashtrojnë qytetarët e Luginës
Ndërron jetë Sara nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration