"Gjuhët digjitale të së ardhmes", Titulli raporton për gjendjen në Luginë (Foto)
Lokale

"Gjuhët digjitale të së ardhmes", Titulli raporton për gjendjen në Luginë (Foto)

16.Apr.2015 18:35
0
Të enjten, 16 prill, ka filluar punën konferenca dyditore "Gjuhët digjitale të së ardhmes", kushtuar perspektivës së raportimit në gjuhët e pakicave në Serbi.

Në konferencën që po mbahet në Novi Sad e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe Radio Televizioni i Vojvodinës, pjesëmarrës janë më shumë se njëqind gazetarë vendor dhe të huaj, ekspert nga fusha e medias, anëtarë të Këshillave kombëtare të pakicave si dhe autoritetet relevante republikane dhe krahinore.

Në ditën e parë të konferencës, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Informimit të Serbisë, Sasha Mirkoviq, tha se viti 2015 është vit i tranzicionit.

“Po afrohen reformat si dhe afati për privatizimin e mediave, një fushë shumë me rëndësi në media”, tha Mirkoviq, duke nënvizuar se ndryshimet do të jenë të mëdha.

Gordana Jankoviq, shefe e departamentit për media e misionit të OSBE-së në Beograd, me hapjen e konferencës, përshëndeti të pranishmit duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e organizatës për mediat në Serbi.

Drejtori gjeneral i Radio Televizionit Vojvodina, Srgjan Mihajloviq, duke analizuar situatën, pasojat e zbatimit të ligjeve të reja të mediave, tha se në këtë shtëpi mediale nga numri i përgjithshëm i programit, 50% është në gjuhën e pakicave.

Panelisti, Gjorgje Vlajiq, kryeredaktor i Radio Beogradit, mes tjerash tha se janë duke parë mundësitë që në të ardhmen të fillojnë me programin informativ në gjuhën shqipe, ndërsa drejtori i Radio Novi Sadit, Jozhef Klem tha se në këtë media publike ka program në dhjetë gjuhë të pakicave.

Në pjesën e panelit ku u paraqitën modelet inspiruese të mediave të pakicave, të përzgjedhur ishin portali nga Turqia “Bianet.org”, nga Serbia “Titulli.com” si dhe nga Sllovenia RTV “Kopar”.

Lionela Pauzin, italiane nga Slovenia, prezantoi punën e mediumit publik  RTV “Kopar” të kësaj pakice. Ajo mes tjerash theksoi se një pjesë të mjeteve për punën e suksesshme të këtij mediumi i sigurojnë nga Italia, shteti amë.

Kryeredaktori i portalit informativ “Titulli.com”, Argjent Goga, elaboroi për të arriturat e këtij mediumi nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu para gazetarëve dhe organizatave raportoi për shkeljet që po bëhen në Luginë, në fushën e informimit, sidomos nga pushteti në Bujanoc, kur është fjala për censurimin dhe presionin ndaj mediumit Titulli.

Erol Oneroglu nga Stambolli i Turqisë, përfaqësues i portalit “Bianet.org”, gjithashtu paraqiti vështirësitë me të cilat po ballafaqohet ky medium. Ai nuk anashkaloi edhe problemet me të cilat po ballafaqohen, sidomos nga kontrollimi i këtij dhe mediumeve tjera turke nga qeveria.

Konferenca “Gjuhët digjitale të së ardhmes”, të premten do të vazhdojë punimet me panelistë nga Këshillat kombëtare të pakicave, të mediave nga Vojvodina, ndërsa fjalimin përmbyllës do ta mbajë zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Michael Uyehara. /Titulli.com/

"Fatkeqësisht, nuk mund t'i barti pasojat e shkaktuara nga masat e përkohshme në Medvegjë"
Mediat nga Beogradi: Reportazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, politika dhe ardhmëria evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration