Erjon Alishani nga Bujanoci, kampion i shahut që do të sfidohet në garat evropiane
Lokale

Erjon Alishani nga Bujanoci, kampion i shahut që do të sfidohet në garat evropiane

16.Apr.2015 11:32
0

Loja e shahut që shpeshherë nga historian të shumtë njihet si lojë shumë fisnike e me rrënjë mbretërore, po gjen interesim edhe tek të rinjtë shqiptarë në komunën e Bujanocit që po tregojnë suksese në garat rajonale.

Erjon Elshani, nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc vazhdon me pasionin e tij për lojën e shahut që në garat e fundit ka zënë vendin e parë në Kampionatin Individual të Kosovës për grupëmoshat e reja. 

Kjo garë e organizuar nga Federata e Shahut të Kosovës u zhvillua në qytetin e Prizrenit për tre ditë rresht e ndarë në dy kategori dhe lojërat u zhvilluan sipas sistemit tradicional zviceran.

Erjoni gjatë këtij garimi  në nëntë meçe grumbulloi 8.5 pikë dhe kështu arriti të shpallet kampion i Kosovës në shah për grupëmoshat deri në 14 vjeç, fitore e cila i siguron pjesëmarrje  në garat evropiane të shkollave që do të mbahen në qershor të vitit 2015 në Konya të Turqisë si dhe pjesëmarrjen në kampionatin individual evropian për grupëmoshat e reja që të mbahen në Porec të Kroacisë në muajin tetor .

Prindërit e Erjonit thonë se ai është një talent i jashtëzakonshëm e entuziast i madh i lojës së shahut që pretendon të sfidohet edhe në garat ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.                                                                  

Ai është fitues edhe shumë garave më herët që në vitin 2011 është shpallë kampion i Kosovës për grupmoshat deri në 10 vjeç dhe në shtëpinë e tij ai ruan me shumë krenari medaljet dhe diplomat e fituara nëpër turne të ndryshme. 

Javë më parë Erjon Alishani,  përfaqësoi shkollën e tij në garat e shahut në rajonin e Pçinjës i cili zuri vendin e parë dhe u kualifikua për në garat republikane që do të mbahen më 18 prill në Verbas të Vojvodinës. 

Loja e shahut ka prejardhje nga vendet e Lindjes India, që luhet ndërmjet dy vetave në një dërrasë të ndarë në gjashtëdhjetekatër katrorë të vegjël dhe me  tridhjetedy figura (gjashtëmbëdhjetë të bardha e gjashtëmbëdhjetë të zeza), të cilat kanë vlera të ndryshme dhe vendosen e lëvizin sipas disa rregullash të caktuara në fushën e lojës.

Suksesi i Erjon Alishanit mundë të inkurajojë  të rinjtë nga Bujanoci që të merren më shumë me pasionet e tyre dhe të sfidohen në vendet rajonale e ndërkombëtare./Titulli.com/

Baza "Jug" në Bujanoc përgatit forca paqeruajtëse për Liban
"Fatkeqësisht, nuk mund t'i barti pasojat e shkaktuara nga masat e përkohshme në Medvegjë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration