Kadriu: Deklarata e Musliut e papjekur politikisht, si ajo për Lapidarin në Preshevë
Lokale

Kadriu: Deklarata e Musliut e papjekur politikisht, si ajo për Lapidarin në Preshevë

31.Mar.2015 22:32
0

Ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliut, se "në Luginë mund të përsëritet viti 2000”, ka reaguar Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra, duke e konsideruar si një deklaratë të papjekur politike, e cila e dëmton pozitën e banorëve shqiptarë në Luginë.

“Të tilla deklarata z. Musliu jepte edhe për çështjen e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duke thënë: ‘nuk kanë për ta hequr Lapidarin pa shkel mbi trupat tonë të vdekur’”, thuhet në reagimin e Kadriut.

“Ky zotëri që sot flet se mund të përsëritet viti 2000, ku ishte në kohën kur u hoq lapidari? Këto deklarata të pamatura po i dëmtojnë proceset politike në Luginë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Më tej Kadriu vlerëson se “regjimi serb po krijon alibi se shqiptarët po bëhen gati për luftë dhe pastaj po intervenon me masa policore duke arrestuar ish-pjesëtarët të UÇPMB-së dhe duke torturuar banorët shqiptarë”.

“Musliu ankohet në regjimin e Serbisë, por ai harron se ai vet merr para ‘rrogë’ nga Buxheti i Serbisë duke qene kryetari i këshillit nacional”, thuhet në reagimin e Kadriut.

“Pra është urgjente intervenimi i qeverisë Shqiptare dhe asaj nga Kosova ta bëjnë të mundur jetësimin e idesë së Lëvizjes ‘Vatra’ për krijimin e një liste politike shqiptare, e cila do të ndikohej nga këto qeveri duke marrë shembull nga Lista Serbe në Kosovë’, ka thënë Kadriu. /Titulli.com/
Serbia dhe Maqedonia, marrëveshje të re për kufirin hekurudhor në Preshevë
Bujanoci dhe Presheva me 3.000 vende të reja pune!?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration