Breznica me turnir futbolli në përvjetorin e dëshmorëve
Lokale

Breznica me turnir futbolli në përvjetorin e dëshmorëve

31.Mar.2015 21:09
0
Bashkësia Lokale e fshatit Breznicë edhe këtë vit do të organizojë turnirin në futboll të vogël në shënimin e rënies së dëshmorëve të këtij vendbanimi shqiptar të Malësisë së Bujanocit.

Ky turnir tradicional do të organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Lokale me rastin e përvjetorit të 15-të të rënies heroike të dëshmorëve të Breznicës, Enver R. Bajrami dhe Sherif F. Jonuzi, pjesëtarë të UÇPMB-së.

Siç transmeton Titulli.com njoftimin e organizatorëve, ekipet e interesuara për të marrë pjesë në këtë turnir duhet të paraqiten nga dita e mërkurë, 1 prill, e deri të shtunën më 18 prill.

“Sistemi i turnirit do të jetë 5+1  (plus 4 rezervist), ndërsa do të fillojë më 21 prill. Paraqitja e ekipit do të kushtojë 30 euro apo 3500 dinarë”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Bashkësisë Lokale të Breznicës, nënshkruar nga sekretari Tahir Bilalli.

Të interesuarit për të marrë pjesë në turnir mund të paraqiten tek organizatorët përmes numrave të telefonit: +381/ 62 855 13 45 ose, +377/ 45 386 038. /Titulli.com/

Qeveria e Serbisë, 7 mijë euro për një vend pune në Luginë
Serbia dhe Maqedonia, marrëveshje të re për kufirin hekurudhor në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration