Musliu: Isufi, Ambasador i Luginës së Preshevës (Foto)
Lokale

Musliu: Isufi, Ambasador i Luginës së Preshevës (Foto)

31.Mar.2015 14:19
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, të martën, në selinë e KKSH-së në Bujanoc, priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc kampionin e boksit në versionin WBCA dhe në versionin WBC Shefat Isufin nga Tërnoci.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë pritjes së kampionit u shpreh se “për mua, institucionin të cilin e  drejtojë dhe për  qytetarët e Luginës  së Preshevës është  një  nderë i madh që sot jeni në  mesin tonë. Shefat Isufi për shqiptarët e Luginës së Preshevës tashmë është ndër ambasadorët më të mëdhenj që po provon përmes sportit, përkatësisht përmes boksit të jetë një zëdhënës i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihemi krenar për sukseset e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.

Nga ana tjetër Kampioni i boksit në WBCA dhe WBC, Isufi, tha se ndjehem i lumtur dhe krenar me pritjen që po i bëhet.

Njëkohësisht e falënderoi kryetarin e Këshillit Kombëtar  Shqiptar  për mikpritjen e bërë, si dhe e njoftoi rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të tij, çka nuk do të mungojnë sukseset në të ardhmen.

Ky takim u realizua pasi Shefat Isufi u shpall kampion në versionin WBC duke mposhtur kundërshtarin e tij, hungarezin Istvan Zelle./Titulli.com/

 

Zgjedhë kryesinë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës"
Qeveria e Serbisë, 7 mijë euro për një vend pune në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration