Shefati kampion edhe në WBC (Video)
Lokale

Shefati kampion edhe në WBC (Video)

28.Mar.2015 23:03
0

Boksieri Shefat Isufi pas fitores ndaj turkut Ata Dogan ku mori titullin e kampionit të botës në versionin WBCA, në mbrëmjen e së shtunës ka shënuar edhe fitoren e radhës duke e bërë për vete titullin kampion në versionin WBC.

25 vjeçari Shefat Isufi nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit ka shkëlqyer në arenën e boksit të qytetit Altötting në Gjermani duke mposhtur hungarezin Istvan Zeller, raporton Titulli.com.

Në këtë meç profesionist shqiptari u tregua i kujdesshëm, njëherit me goditjet e forta të tij arriti që të dalë triumfues, duke e mposhtur kundërshtarin në raundin e katërt.

Me këtë fitore, Shefati, përveç që bëri për vete titullin e kampionit Mediteran në versionin WBC, ai regjistroi edhe fitoren e 16, nga të cilat 11 me nokaut, ndërsa ka 2 humbje dhe 2 barazime.

Kundërshtari i tij Istvan Zeller me këtë meç ka bërë gjithsejtë 6 humbje dhe 17 fitore, prej të cilave 6 me nokaut.

Vlen theksuar se boksieri nga Lugina më 24 janar fitoi titullin botëror në kategorinë WBCA, duke e mposhtur turkun Ata Dogan, gjithashtu me nokaut në raundin e katërt. /Titulli.com/

Rritet niveli i mbrojtjes rreth lumenjve
Presheva pa energji elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration