Debat partiak: "Kemi realizuar 80 % të programit - Keni përjashtuar shqiptarë nga puna" (Video)
Lokale

Debat partiak: "Kemi realizuar 80 % të programit - Keni përjashtuar shqiptarë nga puna" (Video)

28.Mar.2015 14:57
0
Anëtarët e kryesive të subjekteve politike shqiptare në Bujanoc: Agim Haliti-PD, Driton Rexhepi-PVD dhe Adnan Salihu-LPD janë ballafaquar të premten në mbrëmje në një emision debativ në televizionin Spektri.

Edhe përkundër temave të parashtruara nga autori i emisionit, sidomos dy të ftuarit e parë, Haliti i PD-së dhe Rexhepi i PVD-së kanë këmbyer akuza të ndërsjella në raport të qeverisjes lokale në mandatin vijues, përkatësisht atë paraprak.

Agim Haliti i Partisë Demokratike ka theksuar në fillim se subjekti i tij politik ka fituar zgjedhjet në saje të një programi të qartë, program ky i cili tashmë vetëm se është realizuar në masën prej 80 përqind.

Ky diskutim i Halitit ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Driton Rexhepit të PVD-së i cili ka theksuar se PD zgjedhjet i ka fituar në saje të manipulimit me ndjenjat e njerëzve dhe  premtimit  për  hapjen e 2000 vendeve të punës, kurse jo që nuk është realizuar ky premtim por ka ndodhur e kundërta ku shqiptarët janë përjashtuar nga puna.

Haliti dhe Rexhepi shpeshherë kanë filluar të qasen edhe në detajet e punës së Drejtoratit për Ndërtim me akuza të shumta për të punësuarit, investimet në raport të vendbanimeve shqiptaro-serbe, por me insistim të autorit të emisionit këto çështje janë lënë të “sqarohen” në një emision të veçantë ku do të jenë të ftuar këta dy protagonist.

Haliti, Rexhepi dhe Salihu kanë folur për çështjet e organizimeve të brendshme të partive të tyre duke paralajmëruar reforma në saje të zgjedhjeve partiake që do t’i mbajnë këtë vit.

Bashkëbiseduesit kanë mohuar se janë parti të centralizuara dhe se varen posaçërisht nga vendimet e liderëve të tyre.

Do theksuar se në emisionin e së premtes gjatë transmetimit janë shfaqur disa pengesa të zërit për çka organizatori u kishte kërkuar falje shikuesve, ndërsa të njëjtën gjë e bënë edhe përmes portalit Titulli.

Emisionin e plotë të titulluar "me PD-në, PVD-në dhe LPD-në"…mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Kolonë në Konçul
Rritet niveli i mbrojtjes rreth lumenjve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration