Medvegjë: Jep dorëheqje zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal Fehmi Beha
Lokale

Medvegjë: Jep dorëheqje zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal Fehmi Beha

20.Mar.2015 01:13
0

Punësimi i shumë personave nga një familje, deri sa shumë të tjera gjenden në kufi të ekzistencës, është njëri nga faktorët që ka numëruar Fehmi Beha, zëvendëskryetari i deritanishëm i Kuvendit Komunal (KK) të Medvegjës në dorëheqjen e tij me shkrim drejtuar kësaj komune.

“Nën trysninë e madhe të zgjedhësve të mi dhe qytetarë të tjerë të Komunës së Medvegjës, i cili është absolutisht i arsyeshëm, jam i detyruar që edhe me shkrim të ju njoftojë me faktin se nuk kam të drejta të jem pjesë e qeverisjes e cila po punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Komunës së Medvegjës, thuhet në njoftimin drejtuar kryetarit të KK të Medvegjës, transmeton Titulli.com.

Ai me këtë rast thekson se në të ardhmen ky institucion nuk do të ketë përkrahjen e tij në drejtimin e kësaj komune.

Prej arsyeve që Beha ka numëruar, e të cilat kanë çuar në marrjen e një vendimi të tillë, janë “punët e paligjshme”  të cilat janë drejtuar në dëmtim të qytetarëve, ndërsa në favor të një grupi të vogël të individëve.

“Bëhet fjalë për punësim të padrejtë të më shumë personave nga një familje, deri sa shumë të tjera gjenden në kufi të ekzistencës, po punësohen pensionerë derisa të rinjtë e shkolluar mbeten pa punë”, shkruan në dorëheqjen e tij zv.kryetari i KK të Medvegjës, i cili thekson se nuk ka disiplinë, ndërsa ligjet aplikohen në mënyrë selektive.

Sipas Behës, situata ka shkuar më keq nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal ku u arrit një konsensus me zgjedhjen e kryetari të ri, që si qëllim kishte dhënien fund dukurive të tilla. Mirëpo, Beha thekson se tani situata është më e rëndë se më parë dhe pa asnjë shpresë se diçka do të përmirësohet.

“Me këtë po ju njoftojë se në të ardhmen nuk keni mbështetjen time për udhëheqje të mëtutjeshme të Komunës së Medvegjës”, shkruan Fehmi Beha, i cili kërkon që në mbledhjen e ardhshme të futet në rend dite shkarkimi i tij nga pozita e zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal të Medvegjës.

Fehmi Beha njëherit është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Komunë të Medvegjës. /Titulli.com/

Stankoviq në Medvegjë, viziton banjën e Sjarinës
E paparë, Komuna e Bujanocit bllokon portalin informativ Titulli.com! (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration