Mustafa me delegacionin nga Presheva bënë homazhe te Jasharajt në Prekaz (Foto)
Lokale

Mustafa me delegacionin nga Presheva bënë homazhe te Jasharajt në Prekaz (Foto)

06.Mar.2015 13:26
0
Një delegacion nga Komuna e Preshevës me në krye kryetarin Ragmi Mustafa kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz si dhe kanë zhvilluar një vizitë në familjen Jashari.

Në deklaratën e shkruar të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa të cilën e përcjellë portali informativ informativ Titulli.com mes tjerash thuhet se “me rastin e 17 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pritje nga deputet e Kuvendit  te Republikës së Kosovës nga zona e Drenicës, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Ramiz Latifi bëmë homazhe pranë varrit te Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe u pritem ne Kullën e Jasharajve nga përfaqësuesi i Familjes Jashari z. Murat Jashari”.

Kryetari Mustafa thekson se të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

“Çdo rënie është e dhimbshme, por kjo rënie ka qenë ajo që e ka bashkuar popullin Shqiptarë dhe i ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët kudo që jetonin”, përfundon deklaratë kryetari Mustafa pas vizitës së Prekazit. /Titulli.com/

Sërish investitorë në Vranjë, Bujanoci e Presheva të "pasuksesshëm"!
Fondi Humanitar për Malësinë e Bujanocit kërkon mbështetje për rrugën Zarbicë-Muhoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration