Hapat që iu ndihmojnë ta ulni varësinë ndaj telefonit
Shkencë dhe teknologji

Hapat që iu ndihmojnë ta ulni varësinë ndaj telefonit

17.Jun.2019 11:35
0

Shumica e personave shikojnë në telefonin e tyre çdo 15 minuta apo më pak. Kështu thotë një studim i Larry Rosen, profesore e psikologjisë dhe autore e veprës Një Mendje e Shpërqendruar.

Përveç rritjes së ankthit, tundimi për të shikuar lajmërimet ndikon në afëtsinë e njerëzve për t’u përqendruar. Këto janë disa hapa për të ndaluar varësinë ndaj telefonit:

Mbani një orar

Mënyra më e thjeshtë për të ndaluar varësinë është që të vendosni alarme që specifikojnë se kur do e hapni telefonin. Filloni të e lini çdo 15 minuta, pastaj çdo gjysmë ore, çdo 45 minuta e pastaj një orë. Kaloni një minutë duke shikuar rrjetet sociale dhe pastaj lëjeni telefonin.

Ndalni sa më shumë lajmërime që është e mundur

Nuk duhet që të shpërqëndroheni nga çdo pëlqim që është bërë diku në Instagram apo Facebook.

Një mënyrë e thjeshtë është që të shikoni lajmërimet vetë dhe të i ndalni lajmërimet që vijnë shpesh në telefonin e juaj.

Largoni aplikacionet në të cilat humbni shumë kohë

Shumica e kohës që kaloni në telefon është sjellje e pavetëdijshme.

Ju hapni Facebookun, pastaj Instagramin, shikoni lajmet, motin e kështu me rradhë.

Mundohuni të përdorni sa më pak këto aplikacione dhe të i shihni vetëm në kohë të caktuara.

Mos merrni telefonin në shtrat

Mos u bëni nga ata persona që para se të flejnë shohin telefonin, dhe pastaj sapo zgjohen gjëja e parë që shohin në mëngjes është po ashtu telefoni.

Instaloni aplikacioni që ndalin kohën e tepërt të përdorimit

Aplikacione sikur QualityTime apo Moment janë të mira për këto punë./Arbresh.

Kampion me Conten te Chelsea, vjen tek Inter me kosto zero
Hahn: Ngociatat për Maqedoninë, mund të ndikojnë në dialogun Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration