Facebook konfirmon lansimin e kriptovalutës ‘Libra’
Shkencë dhe teknologji

Facebook konfirmon lansimin e kriptovalutës ‘Libra’

19.Jun.2019 10:13
0

“Mendoj se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto”, kështu kishte thënë në muajin prill të këtij viti themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.

Por, kjo ide tashmë është bërë realitet.

 

Zuckerberg me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar me ndihmën e 27 organizatave jo-qeveritare nga e gjithë bota ka lansuar monedhën e re dixhitale të emëruar si “Libra”.

Sipas tij, misioni i kësaj kriptovalute do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore.

“Misioni i Librës është të krijojë një infrastrukturë të thjeshtë financiare globale që fuqizon miliarda njerëz në mbarë botën. Është mundësuar nga teknologjia Blockchain dhe do të lansohet në vitin 2020”, ka njoftuar Zuckerberg, përcjell Telegrafi.

Në cilat raste kafja pa kafeinë është zgjedhje më e mirë dhe më e mençur
Bërnabiq bisedon me Ramën: Një rajon i paqëndrueshëm, do t’i thyejë kokat e të gjithëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration