Dortmundi nuk blen superyje, por i krijon ata
Sport

Dortmundi nuk blen superyje, por i krijon ata

15.Feb.2020 18:07
0

Ka pak më tepër se dy vjet që kur Jadon Sancho luajti ndeshjen e parë në ligë për Borussia Dortmundin, por aq i madh është përkushtimi i klubit në punën me të rinj sa që tashmë dy lojtarë edhe më të rinj janë në qendër të vëmendjes. 

Në dhjetor Sancho u bë lojtari më i ri që arriti shifrën e 20 golave në Bundesligë, ndërsa ishte bërë lojtari më i ri i Dortmundti që arriti në shifrën e 10 golave në ligë brenda një edicioni, në atë 2018-19, shkruan koha.

Transferimi i tij nga Manchester City për 10 milionë funte (12 milionë euro) në vitin 2017, pa luajtur asnjë ndeshje për skuadrën e parë të Manchester Cityt, është në vijë me rregulloret e rekrutimit të Dortmundit. 

“Mënyra siç i bëjmë gjërat nuk ka ndodhur aksidentalisht”, ka thënë mesfushori legjendar i Borussia Dortmundit, Lars Ricken, që tash është kreu i departamentit të rinjve në klub. 

“Është një strategji e qartë që të mos blejmë superyje, por t’i krijojmë ata”. Klubi gjerman pritet të ketë përfitim të madh, siç është pritur, nëse Sancho largohet në verë për afro 100 milionë funte (120 milionë euro). 

Në janar të vitit 2019 Dortmundi shiti një lojtar tjetër të ri, sulmuesin e SHBA-së, Christian Pulishiq, atëbotë 20-vjeçar, për 58 milionë funte (rreth 70 milionë euro). Gjatë shtatë muajve të kaluar Dortmundi ka bërë dy marrëveshje të tjera impresive. Në janar mposhti Manchester Unitedin për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar të talentuar, Erling Braut Haaland. 

Norvegjezi Haaland ka shënuar tashmë tetë gola në pesë paraqitje me skuadrën e parë. Dhe në korrik transferoi Giovanni Reynan, të birin e ish-lojtarit të Manchester Cityt dhe SHBA-së, Claudio, nga SHBA-ja. Ai ka debutuar për skuadrën e parë në janar, ndërsa ka festuar ditëlindjen e 17-të në nëntor. 

“Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete, Vuçiq do ta njohë Kosovën shtet”
1953 në Beograd, shqiptarët e mjeruar e izoluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration