Bernardo Silva: City nuk mund ta shoh si punë të kryer Real Madridin
Sport

Bernardo Silva: City nuk mund ta shoh si punë të kryer Real Madridin

22.May.2020 09:10
0

Manchester City vazhdon të jetë në garë, dhe në mesin e favoritëve për trofeun, në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

‘Citizens’ kanë fituar ndeshjen e parë kundër Real Madrid me rezultatin 1:2, kurse ndeshjen e kthimit e luajnë në ‘Etihad’.

Duke folur për këtë sfidë, Bernardo u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që mos ta shohin Realin si të eliminuar dhe ta kenë parasysh madhështinë e asaj skuadre, si dhe aftësinë e tyre për rikthim.

“Nuk mund t’i llogarisësh ata jashtë loje, të paktën jo Madridin që kanë fituar 13 Kupa Evropiane”, ka thënë Bernardo për ‘AS’, transmeton lajmi.net.

“Askush tjetër nuk ka eskperiencën e lojtarëve të Madridit, kështu që ne nuk mund të mendojmë se i kemi mposhtur”, shtoi portugezi.

“Është gjithçka e hapur kur luan kundër një skuadre si Madridi. Shikoni Barcën vitin e kaluar, ishte në avantazh 3:0 dhe u mposht 4:0”, ishin disa nga fjalët e yllit të Man City.

Një nga datat që është përmendur për ndeshjen Manchester City – Real Madrid është gushti 7, por akoma nuk ka diçka zyrtare. 

Hoti tregoi se si do t’i qasen dialogut, thotë se Kurti i është frikësuar atij procesi
Agjenti i Jorginho-s i hap derën Juves
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration