Arsenal i bashkohet garës për Coutinho
Sport

Arsenal i bashkohet garës për Coutinho

25.May.2020 10:40
0

“Gunners’ janë bashkuar në garën për Coutinho.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është duke ëndërruar transferimin e Philippe Coutinho në ‘Emirates Stadium’, raporton ‘Le10Sport’.

Mesfushori me tipare ofensive pritet të kthehet te Barcelona në fund të sezonit, kur kontrata për huazimin te Bayern merr fund.

Një numër i skuadrave të Premierligës po shpresojnë që ta transferojnë lojtarin në formë permanente, pasi thuhet se Barca nuk do t’i jap shans.

Chelsea, të cilët shiheshin si favoritët, thuhet të jenë tërhequr nga gara, kurse Arsenal tashmë raportohet të ketë bërë kontaktet e parë me Kia Joorabchian, agjentin e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse londinezët veriorë do të bëjnë ndonjë ofertë formale për kartonin e Coutinho.

Për autonominë e komunave serbe të pranohet Kosova dhe shkëmbimi i Preshevës dhe Bujanocit për disa fshatra?
Milano, të gjitha testet negative, nga sot seancat stërvitore “normale”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration