Apple thotë se mund të përdorni letra dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj
Shkencë dhe teknologji

Apple thotë se mund të përdorni letra dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj

10.Mar.2020 10:42
0

Apple ka përditësuar uebsajtin me instruksionet se është në rregull të përdorni letra të lagëta dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj apo paijset e tjera Apple.

Më parë, faqja e Apple kishte këshilluar kundra përdorimit të produkteve pastruese sepse ato mund të dëmtojnë shtresën e veçantë në ekran që shërben për shamgien e lënies së shenjave të gishtave.

Ndryshimi vjen pas kërkesës së shumtë të njerëzve për të mbajtur duart dhe telefonat e tyre larg mikrobeve, pasi koronavirusi po përhapet në të gjithë botën.

Si të pastroni iPhone-in tuaj

  • Fikni telefonin tuaj.
  • Nëse do të përdorni letër të lagët dezinfektuese, pastroni sipërfaqen e telefonit me letër.
  • Sigurohuni që të mos krijoni kontakt me ujin në portën e karikimit apo portat e tjera.
  • Nëse nuk keni letër dezinfektuese, mund të përdorni një pëlhurë të butë të përshtatshme.
  • Mos përdorni letra apo lecka me sipërfaqe të ashpër që mund të dëmtojnë ekranin.
  • Mos spërkatni pastrues direkt në telefon dhe mos përdorni asgjë që përmban zbardhues. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

ICT vizitë në Gjimnazin “Skëndërbeu” në Preshevë, në kërkim të inovacionit shqipfolës (foto)
Liverpooli i papërsosur i jep shpresë Atleticos
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration