Anija e parë me avull e zbuluar nga amerikani
Atraktive

Anija e parë me avull e zbuluar nga amerikani

19.Aug.2019 08:14
0

Më 17 gusht të vitit 1807, si sot 212 vjet më parë, shpikësi dhe inxhinieri amerikan Robert Fulton filloi udhëtimin e parë me një anije me avull midis qyteteve Albany dhe New York. 

Emri i anijes ishte Clermont. Pas vitesh të tëra propagande në mbështetje të përdorimit të nëndetëseve në luftë, Fulton krijoi një parneritet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në France, Robert R. Livingston, i cili i krijoi atij mundësitë për projektimin dhe ndërtimin e një anijeje me avull, transmeton ksp.

Suksesi i tij i parë u arrit në gusht të vitit 1903, kur ai lëshoi një anije me avull në lumin Seine në France.

Po në vitin 1903, Kongresi amerikan u dha partnerëve Livingston dhe Fulton të drejtën ekskluzive për të përdorur anijet me avull në ujërat e New Yorkut gjatë një periudhe 20 vjeçare.

Udhëtimi i parë Albany - New York prej 240 kilometrash zgjati 32 orë.

Megjithëse kundërshtarët i quajtën përpjekjet e tij “Marrëzia e Fultonit”, suksesi i tij i dha mundësi partneritetit të fillonte shërbimet tregtare një vit më pas, më 4 shtator të vitit 1808.

 

 
Kthimi i luftëtarëve të huaj kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Kjo është ambasadorja shqiptare në Universitetin e Holandës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration