Daçiq do të dënojë organizatorët e kamerës së fshehtë (video)

Daçiq do të dënojë organizatorët e kamerës së fshehtë (video)

Posted by

Kryeministri Daçiq do të nisë procedurë për dënimin e personelit përgjegjës për shkak të lëshimit që rezultoi që ai të jetë viktimë e kamerës së fshehtë.

Këshilltari special i kryeministrit për siguri kombëtare, Ivica Tonçev, ka thënë se Daçiq nuk ka dhënë lejen që të emitohet regjistrimi i diskutueshëm.

“I gjithë rasti do të hetohet plotësisht”, ka paralajmëruar Tonçev duke shtuar se kamera e fshehtë është “tallje me Serbinë dhe jo kryeministrin”.

I pyetur se si mundet që Daçiq të sillet në pozitë që të jetë në shënjestër të kamerës së fshehtë, këshilltari i tij ka theksuar se njerëzit nga “Misioni i pamundur” në TV Kopernikus kanë keqpërdorur besimin, por edhe miqësinë që kryeministri ka me të gjithë gazetarët.

“Kjo kurrë më nuk do të përsëritet”, ka thëtë Tonçev, për gazetën “Blic”.

Ai ka paralajmëruar se kryeministri do të shfrytëzojë bazat ligjore për të ndëshkuar ata që kanë shkelur etikën gazetareske dhe ligjin.

“Kabineti i kryeministrit nuk do të lejojë që e tërë kjo të kalojë pa dënim”, ka përfunduar Tonçev.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ishte viktima e fundit e kamerës së fshehur në Serbi.

Daçiq, në fakt, po merrte pjesë në intervistë në njërën prej televizioneve lokale serbe, kur ai ra prehë e kamerës së fshehtë.

Gjithçka ishte realizuar në mënyrë perfekte për t’a zënë ngusht kryemnisitrin serb.

Duke u përpjekur ta josh kryeministrin, prezantuesja gjatë intervistës hapi këmbët duke treguar pjesët intime të saj.

Daçiq, asesi nuk mundi ti rezistoj provokimeve të saj…(për më tepër shiko videon)./Titulli.com/

Share

Komente

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>