Meka, Arabia Saudite

Meka, Arabia Saudite

Meka dhe Medina befasojn kozmonautët, “nga e gjithë ajo dritë”!

Posted by
Meka, Arabia Saudite

Meka, Arabia Saudite

Meka dhe Medina janë dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor. Ka qenë kozmonauti rus, Anatoli Ivanichen, i cili gjatë një interviste për gazetën “El Bejan” të Emirateve të Bashkuara ka zbuluar fenomenin në fjalë.

medina

Medina, Arabia Saudite

Gjatë intervistës Ivanichen mes të tjerash është shprehur: “U përpoqëm që të merrnim foto nga hapësira të disa qyteteve që janë të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të Europës dhe Amerikës Veriore, por pamjet ishin të paqarta kur u kapën.

Më vonë, ne bashkë me ekuipazhin vendosëm që anijen ta drejtonim drejt Gadishullit Arabik për të parë nëse do të ishte e mundur që të siguronim pamje të tjera nga hapësira.

U befasuam kur pamë dy qytete plotësisht të ndriçuara, pamjet e të cilave dalloheshin qartë. Pasi kishim përcaktuar vendet dhe kishim marrë pamjet e para në mënyrë që të bënin verifikimin e tyre, befasia jonë u shtua akoma më tepër kur morëm vesh se fotot e realizuara i përkisnin pikërisht Mekës dhe Medinës”.

“Zona tek e cila kishim fokusuar thjerrëzat tona të cilësisë së lartë ende nuk i kishin arritur rrezet e diellit, por edhe përkundër kësaj, ne arritëm të marrim disa foto që ishin tepër të qarta dhe pamjet e tyre ishin mjaft të bukura”, citohet të jetë shprehur në vijim të rrëfimit të tij për gazetën ruse shkencëtari Anatoli Ivanichen./Titulli.com/

Share

One Comment

Komente

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>